E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga sot ne Bruksel. Takime me kreret e BE-se dhe NATO-s

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të do të takohet sot në Bruksel me krerët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. sikurse bëhet e ditur nga presidenca kosovare, ajo do të bisedojë me krerët më të lartë të Bashkimit Evropian, përfaqësuesen për politikë të Jashtme Chaterine Ashton, presidentin e Këshillit të BE, Hermann van Rompuy dhe komisionerin për Zgjerimin Stefan Fule. 
Presidentja Jahjaga do të bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian Jirzhi Buzek si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen. Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentes Jahjaga në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›