E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e luftes denohet me 27 vjet Perishic

Ish kreu i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishic, është dënuar me 27 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Në 13 pika të aktakuzës, Perishiq është akuzuar se ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjen dhe veprimet çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb.

Më konkretisht, Perishiq është shpallur fajtor se ka ndihmuar dhe mbështetur sulmet me artileri dhe snajper kundër civilëve në Sarajevë, nga ana e Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës në vitet 1993 – 1995; për vrasjen e rreth 7000 myslimanëve dhe dëbimin e popullatës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 dhe për sulme me raketa në Zagren, nga ana e forcave të Republikës Serbe të Krajinës në maj të vitit 1995.

Gjykatësit e Tribunalit kanë vendosur se Perishic është fajtor për 12 pika të por nuk është shpallur fajtor  për spastrim etnik në Srebrenicë. Aktakuza kundër tij ishti ngritur më 7 mars të vitit 2005, kurse gjykimi ka filluar më 2 tetor të vitit 2008.

Albanian Screen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›