E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shokohet Sidnej. Peng te bijen kercenon me bombe

Australia mban frymën ndërsa  një person rreth të 50-tave mban peng  vajzën e tij në ambientet e brendshme të një gjykate në Sidnei. Policia Australiane filloi menjeherë negociatat të mbushura me tension e të ndjekura direkt nga miliona australianë  ndërsa vetë personi thoshte se kishte me vete një bombë e kërcënonte me të dhe stafin në ambjentet e gjykatës. Ai ka me vete dhe një  listë me kërkesa bënë të ditur burime te policisë.

Gjykata  në periferinë perëndimore Sydney në  Parramatta, u evakua menjëherë e policia mbylli rrugët përreth ndërtesës.  Nga vendngjarja bëhet e ditur se protesta e 50 vjecarit që thotë se në cantën e shpinës ka bombë nuk ka pasur prapavija  gjyqësore.

Drama filloi rreth orës 9.00 të mëngjesit sipas orës lokale kur personi hyri në zyrën gjyqësore e kërkoi të fliste me dikë që nuk ndodhej në ndërtesë e që për punonjësit ishte i panjohur. Personi ka thyer edhe një  dritare  ku herë pas here  nxjerr mesazhe të shkruara në copa letrash. Ky është rasti i dytë i rëndë i kërcënimit me bombë në Sidnei javët e fundit. Para rreth 20 ditësh një i ri hyri në banesën e një 18-vjecareje dhe i vendosi në qafë atë që sipas tij ishte një bombë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›