Vendet e paangazhuara. Beograd 50-vjetori i organizates

Përfaqësuesit e vendeve, anëtare të Lëvizjes së të Paangazhuarve, festuan në Beograd 50 vjetorin e themelimit të organizatës. Lëvizja u krijua në vitet më të nxehta të Luftës së Ftohtë nga vende që nuk e konsideronin veten të rreshtuar me asnjë nga dy superfuqitë e kohës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.
Në 50 vitet që pasuan, organizmi mblodhi 120 vende, dhe përfaqëson mazhorancën në Kombet e BAshkuara ku shtetet anetare fokusohen në objektivin e përparimit ekonomik dhe politik në vendet në zhvillim. Edhe pse në disa cështje, jo të gjitha shtetet e NAM-it janë dakord, për një të tilla, përafqësuesit e tyre u shprehën njëzëri gjatë një takimi në muajin maj.
Ato pritet të mbështesin kërkesën për njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, kur ky I fundit ta kërkojë këtë gjatë muajit shtator.
Juli Prifti