E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arizona, protesta kundër ligjit të emigracionit

SHBA

Në SHBA po nis një valë protestash kundër ashpërsimit të ligjit të migracionit në shtetin federal të Arizonës. Vetëm në Los Anxhelos, sipas të dhënave të policisë, protestuan nëpër rrugë 50000 veta. Para demonstruesve në Arizona këngëtarja e lindur në Kubë, Gloria Estefan, tha se SHBA-ja është një komb emigracioni. Gjithsej në 70 qytete do të zhvillohen manifestime proteste, ndër të tjera në Feniks, në çikago dhe në Dallas. Pjesëmarrësit bëjnë thirrje, ndër të tjera, për bojkotimin e produkteve nga Arizona. Ligji i ri i garanton kompetenca të gjera policisë për të vepruar kundrejt të dyshuarve si imigrantë ilegalë. Në bazë të këtij ligji, policia lejohet të arrestojë imigrantë, nëse ata nuk paraqesin dokumentin e identifikimit. Kritikët e konsiderojnë këtë ligj si antikushtetues. Qeveria meksikane ka paralajmëruar për të pasur kujdes në udhëtimet drejt Arizonës.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›