E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Beqaj, kapiten i dytë te Nikosia

Portieri

Drejtuesit e Olimpiakos Nikosias kanë treguar vlerësimin maksimal për portierin Arjan Beqaj. “Gardiani” shqiptar jo vetëm që është cilësuar si një afrim mjaft i rëndësishëm për objektivat e klubit, por vetëm një javë pas hedhjes së firmës në kontratë, atij i është besuar edhe detyra e kapitenit të dytë të skuadrës. Lajmi është bërë i ditur nga media qipriote, të cilat kanë saktësuar se lojtari që më 20 gusht do të festojë 34-vjetorin e lindjes do të jetë krahu i djathtë i kapitenit të parë, mbrojtësit Nikolas Nikolau, i cili gjithashtu është afruar gjatë kësaj vere. Me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme, Beqaj shihet si një element shumë i rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës, në ambicien e klubit për t’i rikthyer Olimpiakos Nikosias lavdinë e dikurshme. Pas rehabilitimit të plotë nga problemet në shpatull, Beqaj është grumbulluar edhe në Kombëtare, për miqësoren kundër Uzbekistanit, ku ai duhet të provojë se është ende numri 1 i portës kuqezi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›