E Diel, 1 Nëntor 2026

Gilman Lika hap ankandin për të ardhmen

Mesfushori

Turqit e Bolusporit e lanë të lirë, duke e cilësuar një lojtar të panevojshëm. Kjo ka bërë që gara për të siguruar shërbimet e Gilman Likës të “nxehet”. Mesfushori kërkohet nga Vllaznia dhe Tirana në Kategorinë Superiore, ndërsa ofertat nuk mungojnë as nga kampionati turk. Kjo e fundit mbetet edhe preferenca kryesore e shkodranit, megjithatë Lika do të zgjidhte të qëndronte pranë familjes së tij, në rast se ofertat nga Turqia do të jenë në nivele të njëjta ose edhe pak më të larta se ato të dy ekipeve shqiptare. Gjithsesi, 23-vjeçari nuk ka aspak ndër mend të nxitohet: ai i ka dhënë vetes afro një javë kohë për të shqyrtuar me qetësi anën financiare të ofertave dhe do ta zgjedhë klubin e ri vetëm pas miqësores së 11 gushtit që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në Durrës me Uzbekistanin. Një mënyrë për të mbajtur të hapur ankandin, që u jep edhe disa ditë kohë drejtuesve të Tiranës dhe Vllaznisë të rishikojnë ofertat e tyre dhe të bëjnë tentativën finale për lojtarin kuqezi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›