Roma mund ta blejë Behramin, por vetëm me kesh

Londër, 7 gusht - Krerët e skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, West Ham United, kërkojnë nga Roma vetëm para kesh për mesfushorin kosovar Valon Behrami. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i Behramit, Alessandro Beltrami, përcjellin mediumet italiane të premten.
Roma kishte planifikuar të ofronte portierin brazilian Doni në këmbim për Behramin, por Beltrami ka thënë se një ofertë të tillë nuk do ta pranonte West Hami. Agjenti i Behramit është në dijeni për interesimin e Romës.
"Unë mohoj se kam folur me ndonjë nga Roma këto ditë. Në fakt nuk kam folur me asnjë njeri deri më tash. Negociatat për Behramin janë ende në hapat fillestarë, edhe pse e dimë se ka interesim nga Roma. West Hami aktualisht dëshiron të mbajë futbollistin. Klubi nuk do të pranojë asnjë futbollist në shkëmbim për të, por vetëm para të gatshme", ka thënë Beltrami.
Behrami ka luajtur në Serie A të Italisë për tre stinorë te skuadra tjetër e qytetit të Romës, Lazio.
West Hami për të liruar Behramin kërkon 5 deri në 6 milionë euro dëmshpërblim. Behrami në West Ham gjendet që nga vera e vitit 2008. Ai është njëri ndër futbollistët kyç te skuadra londineze. Mesfushori mitrovicas këtë verë ishte pjesë e Zvicrës në Botërorin 2010 të futbollit.