E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE vendos te pezulloje punen ne minieren e Bulqizes

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka vendosur të pezullojë punën në minierën e Bulqizës, pas aksidentit të ndodhur atje.

Ndërkohë, Këshilli Sindikal i Minatorëve në mbledhjen e tij, vendosi që puna të rifillojë, por vetëm me urdhër të Repartit të Inspektim Shpëtim-Minierave.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besjan Pesha, i ftuar ne studion e “ABC News”, tha se veç prokurorisë, edhe Reparti i Inspektim Shpetim Minierave po përgatit një raport për ngjarjen.

Pesha ka shpjeguar edhe rolin e galerisë nr.2 ku minatorët ishin duke punuar ne nivelin e 16-të.

Gjithashtu, ai tha se për këtë ngjarje do të ketë përgjegjësi penale, për personat që kanë dhënë urdhër për këto punime.

Ndërkohë që minatorët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së minierës.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›