E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Selimi ne greve: Te rishikohet dosja

Redinalda Caushaj

Vendimi i pashprese i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, qe la ne fuqi 16 vitet e burgut te dhena nga Shkalla e Pare, kane derguar ne ngujimin brenda qelise te Arjan Selimit (Armando Andoni). I denuari si kreu i grupit te trafikut nderkombetar te droges "Kompas", per te cilin u proceduan edhe shtate persona te tjere, deklaroi diten e djeshme se kishte nisur nje greve pa afat, duke refuzuar ushqimet. Per ngujimin eshte vene ne dijeni edhe drejtori i Burgut 313, Sajmir Mulgeci. Nderkohe qe Selimi, i njohur dhe si i fejuari i kengetares Inis Gjoni, ka deklaruar se do te nise edhe dy letra drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ministrit te Drejtesise, per rishikimin e dosjes se tij pasi denimi eshte i padrejte. Arjan Selimi, sipas burimeve nga burgu 313, mesohet se kundershton vendimin e dhene nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Per dy dite me radhe pas shpalljes se vendimit nga ana e Apelit, i denuari per trafik te kokaines ne Evrope ka vendosur te hyje ne greve urie. Nuk ka pranuar te haje asgje, por ka vendosur qe te qendroje ne greve derisa Ministria e Drejtesise dhe KLD-ja te rishikojne dosjen e tij. Kete fakt vete i denuari Selimi e ka bere te ditur ne nje leter, qe jua ka drejtuar dy institucioneve. Burime nga burgu 313 kane bere te ditur se Selimi refuzon te beje takime dhe ushqimin, derisa institucionet pergjegjese me te larta te drejtesise te marrin ne shqyrtim kerkesen. Letra eshte shkruar prej 35-vjecarit dhe eshte nisur dje. "Kerkoj qe te rishikohet edhe nje here dosja, pasi me eshte shkelur e drejta", thuhet nder te tjera ne kerkesen e te denuarit te "Kompas". Gjithashtu, Selimi pretendon se gjykata e ka denuar per nje veper penale qe nuk e ka kryer asnjehere dhe se te dyja gjykatat, e Shkalles se Pare dhe e Apelit per Krime te Renda, i kane refuzuar gjykimin e shkurtuar, ashtu edhe sic ishin aktet ne dosjen e hetuar nga ana e prokurorise. Pas refuzimit te gjykimit te shkurtuar, ai ben me dije se ekspertiza e zerit qe i eshte bere CD-ve te pergjuara, nuk ka dal qe eshte e tij dhe se prokuroria nuk ka pasur prova te mjaftueshme per ta denuar.

Arrestimi i Selimit dhe videot intime

Arjan Selimi eshte biznesmeni me origjine nga Shkodra, qe per nje kohe te gjate ka jetuar ne Amerike. Ai njihet dhe si i fejuari i kengetares Inis Gjoni, e cila u kerkua deshmitare ne proces, madje dhe u shoqerua gjate operacionit "Kompas". Artistja u kap bashke me Selimin ne 2004 ne banese dhe iu sekuestruan nje numer videosh intime te xhiruara se bashku, njera nga te cilat u publikua. Gjykata e ka cilesuar Selimin si kreun e rrjetit te trafikut te droges nga Shqiperia drejt Italise, e cila me pas trafikohej ne vende te tjera. Arjan Selimi ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kompas", i zhvilluar me 23 qershor te vitit 2004 ne disa qytete te Shqiperise, SHBA, Itali dhe Kosove. Ne pranga rane me shume se 40 persona, por vetem 8 prej tyre u akuzuan per "trafik nderkombetar lendesh narkotike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›