E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama kerkon nje zevendes, therret Alibeajn ne takim

Kryeprokurorja Ina Rama kerkon nje zevendes. Per te realizuar mundesimin e plotesimit te organikes, kreu i organit qendror te akuzes ka thirrur ne nje takim edhe ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ku kane qene te pranishem edhe drejtuesit e prokurorive ne rrethe. Rama mesohet se ka kerkuar ndihmen e Alibeajt per disa rekomandime te Ministrise se Drejtesise ne emer te Keshillit te Ministrave per Prokurorine e Pergjithshme. Gjithashtu eshte diskutuar edhe per luften kunder kriminalitetit, afatet e paraburgimit, masat e sigurise dhe hetimin e dosjeve. Gjate diskutimit te saj, Kryeprokurorja ka kerkuar edhe plotesimin e organikes ne institucion me nje zevendesprokuror te Pergjithshem per te rritur efikasitetin e punes. Objekt diskutimi mesohet te jete bere edhe mandati i Prokurorit te Pergjithshem, i cili duhet te behet permes ligjit. Por problemet dhe shqetesimet e tyre i kane paraqitur edhe vete prokuroret ne rrethe, ne lidhje me ecurine e bashkepunimit me gjykatat. Njerezit e akuzes kane kerkuar qe pasi dosja hetimore te ishte pezulluar per mos zbulim autori, keta te fundit te perfshiheshin ne hetime te cilat duhet te vazhdonin. Dhe kjo do te mundesonte per prokuroret kerkesen e llogarise ndaj policise, qe dosje te tilla te mos lihen ne harrese. Burime zyrtare thane se shqetesim ka qene edhe dallimi mes rasteve, kur nje ceshtje penale duhet pushuar apo duhet vendosur mos fillimi i procedimit dhe anasjelltas. Nga ana tjeter prokuroret kane bere me dije edhe rastet kur paleve te interesuara nuk iu komunikohen vendimet e pushimit te nje ceshtjeje. Nderkohe qe keta te fundit kerkuan perpilimin e nje kodi etik per njerezit e akuzes. Rendesi i eshte dhene pervec luftimit te korrupsionit, edhe problemit te mosparaqitjes pa arsye madhore te prokuroreve ne seancat gjyqesore, gje qe con ne shtyrjen dhe zgjatjen pa nevoje te procesit. Gjate takimit te zhvilluar ne Prokurorine e Pergjithshme mesohet se eshte diskutuar edhe mbi masat e sigurise, ato te "arrestit me burg". Sipas Kryeprokurores Ina Rama, "masat e sigurise nuk duhet te jepen pa objektivitet, pasi duhet te zbatohet respektimi i te drejtave te denuarve me burgim si dhe i rasteve te lirimit te burgosurve, kur vazhdimi i burgim mund te rrezikoje jeten e tij". Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i ka kerkuar Kryeprokurores vemendjen e saj kur eshte fjala per zgjatjen e afateve hetimore. Ne kete drejtim, prokuroret shfaqen mendimin se duhen bere ndryshime ne ligj, me qellim percaktimin e afatit hetimor ne varesi te natyres se vepres penale e cila hetohet.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›