E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e minorenit fundos David Braun

Deshmia e minorenit fundos britanikun David Braun dhe koleget e tij per abuzimet seksuale ne qendren "Femijet e tij" ne Tirane. Seanca e radhes eshte zhvilluar perseri me dyer te mbyllura diten e djeshme, ndersa nje nga te miturit, i thirrur si deshmitar, ka nisur te rrefeje me detaje aktet e turpshme te kryera nga kreu i fondacionit dhe dy bashkepunetoret e tij, qe u ekstraduan nje jave me pare. "Ndaj nesh jane kryer veprime te turpshme, marredhenie seksuale, dhune psikologjike dhe fizike. Ata futeshin ne shtrat me ne dhe visheshin cuditshem, ka thene femija, duke rrefyer edhe sekrete te pjeseve intime te te dyshuarve. Marrja ne pyetje e te miturit eshte mundesuar permes nje video-konference, per te shmangur terheqjen e femijeve nga denoncimet e fillimit dhe perballjen me te pandehurin. Nje lidhje e tille eshte konceptuar ne formen e nje video-konference, pas terheqjes se disa femijeve disa seanca me pare, te cilet u shprehen para togave te zeza se nuk ishte e vertete qe Braun ka abuzuar me ta. Femija eshte shoqeruar nga psikologia, e cila kontakton me te ne cdo moment te zhvillimit te seances, lidhur me gjendjen psikologjike ne te cilen ndodhet. Ashtu si dhe disa dite me pare, paraditen e djeshme vijoi seanca e radhes ne ngarkim te te akuzuarit per pedofili, David Braun. Deshmitari i djeshem ka qene edhe nje seance me pare, por qe per shkak te oreve te gjata dhe gjendjes psikologjike ne te cilen ndodhej, detyroi togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha te shtynin gjyqin. Gjate seances se pyetjes, i mituri ka treguar me detaje se si kryheshin aktet e turpshme nga i pandehuri tek ai dhe shoket e tij, por jo vetem nga Braun, por edhe nga dy bashkepunetoret e tij, Robin James Arnold dhe Dino Kristodulu. Ndryshe nga femijet e pyetur pak seanca me pare, dje ka ndodhur e kunderta. I mituri, jo vetem qe ka pranuar se mbi te jane ushtruar skena te turpshme dhe abuzime seksuale, por ka vulosur perfundimisht fatin e te pandehurit Braun dhe dy te tjereve, qe do te gjykohen nga nje tjeter trup gjykues, duke thene se ata kryenin shpesh ndaj tyre akte seksuale, madje edhe ne raste festash.

Proces per te ekstraduarit

Procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve te tjere, te cilet u ekstraduan pak dite me pare nga Interpol Tirana, Dino Kristodulu dhe Robin James Arnold, do te gjykohen nga gjyqtari Femi Petku, sipas shortit te hedhur diten e djeshme ne kete gjykate. Procesi ne ngarkim te dy britanikeve te akuzuar per pedofili me femijet e qendres "Femijet e tij" ne Tirane, zhvillohet i mevetesishem nga ai i Braun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›