E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Sukniqi: Opera e ndaluar dhe gjuha koreografike ne skenen shqiptare Izaura Ndoj



"Carmina Burana", muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff ne vitin 1936, pas kater viteve pritet te ringjitet perseri ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit nen efektin e elementeve te reja. Ne nje interviste per "Koha Jone", koreografi Arjan Sukniqi tregon se shfaqja do te zhvillohet ne formen e nje muzikali nen nje gjuhe koreografike me dominance neoklasike, elementet e kostumografise dhe skenografise, si dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim. "Realizimi i shfaqjes muziko-koreografike konsiston ne arritjen e nje uniteti artistik, ku cdo element i vecante i sherben teresise se zberthimit te permbajtjes. Ne kete muzikal gjithmone kam synuar qe ajo te kete impakt tek publiku dhe sidomos tek te rinjte", - pohon koreografi. Kjo rivenie per Sukniqin eshte ekspozimi i plote i vlerave te muzikes gjermane te shek. XX, realizimi i nje produksioni skenik dhe televiziv, e cila promovon artistet, duke sjelle ne skenen shqiptare muzikore nje veper qe ka mesazh te qarte filozofik me angazhimin profesional maksimal te rreth 100 artisteve. Shfaqja do te zhvillohet ne formen e nje muzikali, nen nje gjuhe koreografike me dominance neoklasike, si nje performance ku jane te njesuara baleti dhe kenga. Ne rolet kryesore interpretojne solistet Erlind Zeraliu, Erjona Gjyzeli etj., si dhe balerinet Isida Mollaymeri, Erlad Zela, Dion Gjinika, Suela Guri, Elona Nallbani, Fatos Alla etj. Termi "Carmina Burana" u zgjodh nga studiuesi Johann Andreas Schemeller ne 1847 me rastin e publikimit te pare te doreshkrimit. Ne vitin 1936 Orff-i kompozoi muziken per disa pjese te "Carmina Burana" duke realizuar nje opera me te njejtin emer. Ne fillim, muzika e Carmina Burana u kritikua dhe u denua si "muzike e degjeneruar", por ne vazhdim, me vone, kjo veper edhe per frymen e saj jetesore u prit me entuziazem nga regjimi nazist si nje kremtim i "kultures ariane". Mendohej qe te gjitha poezite ishin te destinuara per t'u kenduar, por deri me sot eshte mundur te ndertohet ecuria melodike vetem e 47 prej tyre. Deri ne vitet '90, kjo veper eshte paragjykuar dhe ndaluar te rivihej ne skene, ndersa tashme eshte bere pjese e repertorit baze te teatrove me prestigjioze. Vepra eshte ngjitur per here te pare ne skenen shqiptare ne vitin 2008, dhe pas kater vitesh do te rikthehet ndryshe ne datat, 18, 19, 20 maj ne TKOB.

Arjan, se shpejti do te sillni ne skenen shqiptare "Carmina Buranen" te veshur me elemente te rinj...?

Kjo eshte nje veper qe ka nje histori te gjate prej me shume 80 vitesh dhe eshte shfaqur per here te pare ne Lojerat Olimpike te Gjermanise nga kompozitori Carl Orff. Asokohe u duk sikur kjo veper ishte shkruar per qellime politike nga Carl Orff, pasi ishte porositur nga Hitleri per ta bere kete veper. Kjo eshte nje muzike pagane. Kompozitori me shume mjeshteri e ka ndertuar pa vene vula apo destinacione te percaktuara, dhe cdo gje lidhet me fatin ne pergjithesi. Por, realizimi i shfaqjes muziko-koreografike konsiston ne arritjen e nje uniteti artistik, ku cdo element i vecante i sherben teresise se zberthimit te permbajtjes. Ne kete muzikal gjithmone kam synuar qe ajo te kete impakt tek publiku dhe sidomos tek te rinjte.

Muzikali i kompozitorit Carl Orff eshte cilesuar si nje veper e ndaluar. Po si vjen ne skenen shqiptare, cilet jane ato elemente qe e sjellin ndryshe pas kater vitesh?

Ajo u studiua shume dhe ne vitin 2008 preku per here te pare skenen shqiptare, pasi po ai vit ka qene viti i "Carmena Burana" dhe te gjithe teatrot prestigjioze te botes e kishin me detyrim ta vendosnin kete shfaqje, sepse ishte e lancuar nga te gjitha organizatat kulturore boterore. Per faktin se eshte cilesuar nje muzikal i ndaluar per shume vite u studiua nga artistet per te gjetur nocionet qe i sherbejne nje kulti te caktuar, por te gjithe rane ne mendimin se kjo eshte nje nga vlerat e medha artistike dhe duhej te shfaqje per publikun. Ky muzikal u shpernda ne te gjithe boten dhe nuk besoj te kete teater qe nuk e ka vendosur ne versione te ndryshme, por duke i qendruar besnike muzikes se kompozitorit. Eshte vene ne shume versione, pasi vete koncepti i saj te le inspirohesh dhe te hulumtosh dhe te shkosh pertej asaj qe ajo na jep. Une personalisht kam gjetur nje subjekt qe e kam etiketuar vete; Nje njeri qe kerkon fatin dhe dashurine, nje njeri qe del jashte realitetit, por kur perpiqet qe te dale ne jete shikon qe bota eshte shume e eger...

Ju theksuat se ketij muzikali nuk i jane shtuar vetem disa elemente, por ajo ne teresi do te vije ndryshe. Po artistet si e kane pritur kete koncept?

Shfaqja do te zhvillohet ne formen e nje muzikali, nen nje gjuhe koreografike me dominance neoklasike, si nje performance ku jane te njesuara baleti dhe kenga. Ne fakt, ne te gjithe krijimtarine time kam ndjekur nje linje, nje stil qe do te thote gradualisht eshte krijuar si nje shkolle. Kushdo qe do ta shikoje nje shfaqje direkt e dallojne se eshte nje veper e imja ne skene. Shpesh here konvertoj me shkolle e Angjelin Prelocajt, kuptohet qe ai eshte mjeshter shume i madh, por ne inspirojme ne derivate te tilla. Normalisht qe te gjithe artistet qe po punojme mbi kete muzikal jane mesuar me linjat dhe elementet qe une perdor ne vepra qe kam vendosur ne Shqiperi. Une sapo mbylla "Ritualin e jetes" dhe vepra te tjera qe une i kam qendruar besnik stilit tim, por qe e kam pasur shume te veshtire, sepse baletet qe une sjell ne skenen jane te ngarkuara, pasi gjate gjithe kohes duhet te kesh energji qe ta transmetosh tek publiku.

Po per sa i perket muzikes i keni qendruar besnike linjes se kompozitorit Orff?

Per sa i perket muzikes i kemi qendruar besnike linjes se kompozitorit gjerman. Ne kete shfaqje kemi shtuar dy pjese qe kane qene perpara dhe kemi hequr nje pjese qe ishte shume e gjate, e cila per efekt skenik bente shume bark dhe nuk kishte interes per publikun. Fakti qe kjo veper eshte ndertuar mbi kenge, ne jemi munduar mos ta ndryshojme strukturen.

Stafi per te realizuar kete muzikal i tejkalon 100 artiste. Sa te gatshem kane qene keta te rinj per te bashkepunuar?

Ne zanatin tone eshte shume e rendesishme qe te punosh me njerez qe e duan skenen dhe kane deshire te japin energjine e tyre ne skene. Skena eshte nje bashkepunim midis koreografit dhe kercimtarit, nje fryt qe ia dhurojme publikut.

Po kustomografia dhe skenografia si vijne?

Personazhi kryesor i "Cramina Buranes" nuk dallohet nese eshte nudo apo e veshur, pasi kostumografi Arlind Halili eshte kujdesur qe personazhet te jene te pikturuar ne trup. Permbajtja e kesaj eshte bere ne nderthurje me subjektin dhe elementet skenike qe une kam zgjedhur ne kete linje dhe piktori Halili e ka veshur mjaft mire.

Cilat jane sfidat qe do t'ju ndjekin gjate muajve ne vazhdim?

Ne fakt, direkt pas shfaqjes se muzikalit qe po pergatisim do te punoj per shfaqjen "Ali Pasha", e cila do te vije ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Kjo veper do te vije me libret te Leonard Bombajt, muzika nga Klodian Qafoku dhe koreografia dhe regjia nga une. Ne rolin kryesor kemi ftuar solistin Altin Korutin, i cili prej vitesh punon ne Teatrin e Athines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›