E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku Arkeologjik i Apolonise, konflikt per biletat

Parku Arkeologjik i Apolonise dhe komuna Ndermenas jane perfshire ne nje debat institucional, lidhur me te drejten e menaxhimit financiar te faturave per vizitat ne Apoloni. Pretendimi i ngritur nga te dyja palet per te drejten e prerjes se biletave, ka gjeneruar nje konflikt mes tyre, i cili me pas ka perfunduar ne institucionin e prefektit per zgjidhje. Konfliktin mes dy institucioneve aktualisht po e paguajne qytetaret dhe turizmi. Si Parku Arkeologjik, ashtu edhe komuna kane ngritur trarin dhe aplikojne biletat, perkatesisht 300 dhe 200 leke. Kjo situate e pakendshme dhe renduese per vizitoret dhe turistet, ka bere qe shpesh ata, te kthehen prapa, pa e vizituar Apolonine antike.

"Parku Kombetar Arkeologjik, ligjerisht dhe praktikisht deri me sot administrohet nga drejtoria e parkut dhe jo nga komuna, ndaj i kemi kerkuar prefektit te ushtroje kompetencat e tij ligjore per zgjidhjen e ketij konflikti", - ka pohuar drejtori Marin Haxhimihali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›