E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i varfër, hiqen të gjitha shpërblimet dhe festimet për administratën



Ervin KOÇI

Vitin 2010 punonjësit e administratës shtetërore do ta mbajnë mend gjatë. Ministria e Financave ka vendosur me anë të një vendimi që t’u shkurtojë të gjitha institucioneve të administratës, jo vetëm shpërblimet por edhe të gjitha fondet e mbetura që institucionet mund të përdornin për shpenzime të ndryshme. Sipas vendimit, punonjësit e administratës publike nuk do të marrin shpërblim për rezultate të mira në punë madje nuk do të bëjnë as festën e fund vitit siç ka ndodhur vite më parë e që normalisht mbulohej nga shpenzimet e institucioneve. Buxheti i varfër, ka detyruar kryeministrin e vendit Sali Berisha që me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 17 nëntor 2010, numër 929, i cili nuk është publikuar as në fletoren zyrtare, të urdhërojë të gjithë administratën shtetërore që duke filluar nga data 2 dhjetor 2010 nuk mund të zhvillojnë asnjë aktivitet social kulturor dhe përjashtimisht për vitin 2010 fondi i veçantë nuk mund të përdoret as për shpërblimin e punonjësve me rezultate të mira në punë. Ky urdhër ka befasuar të gjithë punonjësit e administratës shtetërore të cilët e konsiderojnë si absurd.

Administrata
Ndonëse nuk janë dakord me këtë urdhër, punonjësit e administratës shtetërore nuk mund të shprehen, pasi në rast të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Në fakt publikimi ose jo i vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo vetëm, është monitoruar edhe nga qendra për çështjet e informimit publik, ku sipas raportit të transparencës së botimeve zyrtare, vetëm për vitin 2009 janë konstatuar 95 VKM të cilat nuk janë publikuar. Ndërsa 138 vendime të tjera janë botuar një vit më vonë në një fletore zyrtare ekstra. Gjithsej gjatë këtij viti të monitoruar Këshilli i Ministrave ka miratuar 1305 VKM. Nën shembullin e Këshillit të Ministrave ecin edhe shumë ministri të cilat nuk bëjnë publike për qytetarët udhëzimet që nxjerrin, ndonëse e kanë të detyruar me ligj ta bëjnë një gjë të tillë. Gjatë viti 2009 me problematike ka qenë Ministria e Arsimit e cila nuk ka të botuar në fletoren zyrtare rreth 73% të udhëzimeve të nxjerra. Në këtë raport theksohet dhe mungesa e publikimeve të teksteve të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar ndër vite të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe.

Shpërblimet
Fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme që do të përdorej për shpërblimet e festave të fundvitit, krijohet në masën 5% të fondit të pagave. Fondi i pagave, për efekt të llogaritjes së fondit të veçantë, do të përfshinte vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Në këtë fond nuk përfshihet fondi i pagave për punonjësit në listë pritjeje, me kontratë të përkohshme, për ushtarakët në reformë, për punonjësit në dispozicion, për pagesën e bashkëshortëve të ushtarakëve dhe atë të studentëve ushtarakë. Kështu, Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, jepet i diferencuar nga drejtuesi i njësisë së qeverisjes së përgjithshme, por jo më shumë se një pagë mujore në vit. Ky shpërblim, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, jepet i diferencuar në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin e shërbimit civil dhe në përputhje me fondin e shpërblimit në dispozicion. Gjithashtu, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat nuk përfshihen në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, shpërblimi i punonjësve bëhet i diferencuar, në bazë të performancës së punonjësit, por jo me shumë se një pagë mujore në vit. Sipas vendimit “Përjashtimisht, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve masa e shpërblimit mund të jetë deri në dy paga mujore në vit. Shpërblimi mbi një pagë mujore në vit kushtëzohet vetëm për punonjësit që kontribuojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave tatimore, pas miratimit të një udhëzimi të veçantë për kriteret dhe rregullat e përfitimit të shpërblimit, i cili miratohet nga ministri i Financave”. Ndërsa shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor për festat e fundvitit, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, pavarësisht shpërblimit sipas pikës 3, të këtij vendimi, dhe përballohet nga fondi faktik i veçantë.

Ndihmat në raste fatkeqësish
Në fondin e veçantë të qeverisë parashikohen edhe ndihmat në rast fatkeqësish të një punonjësi apo të një anëtari të familjes së tij të cilat variojnë nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë. Po ashtu, edhe në rast sëmundjesh kur nevojitet një ndërhyrje jashtë vendit shteti financon nga 30 deri në 50 mijë lekë. Veprimtaritë e ndryshme, që kanë karakter social apo kulturor, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit, dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni, përballohen nga fondi i veçantë. Në këto veprimtari social-kulturore, kur ato organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vetë punonjësit. Vendimi citon që “përjashtimisht, për vitin 2010, fondi i veçantë nuk përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë dhe veprimtari social-kulturore”.

Shpërblimi për rezultate të mira në punë
“Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, jepet i diferencuar nga drejtuesi i njësisë së qeverisjes së përgjithshme, por jo më shumë se një pagë mujore në vit. Ky shpërblim, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, jepet i diferencuar në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin e shërbimit civil dhe në përputhje me fondin e shpërblimit në dispozicion. Gjithashtu, në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat nuk përfshihen në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, shpërblimi i punonjësve bëhet i diferencuar, në bazë të performancës së punonjësit, por jo me shumë se një pagë mujore në vit. Shpërblimi i titullarit të njësisë së qeverisjes së përgjithshme dhe fondeve speciale, bëhet pas miratimit të eprorit të tij ose pas miratimit të organeve kolegjiale, për ato njësi që funksionojnë me drejtim kolegjial. Ky shpërblim jepet vetëm në muajin dhjetor të vitit aktual”.

Punonjësit e tatimeve, dy rroga shpërblim
“Përjashtimisht, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve masa e shpërblimit mund të jetë deri në dy paga mujore në vit. Shpërblimi mbi një pagë mujore në vit kushtëzohet vetëm për punonjësit që kontribuojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave tatimore, pas miratimit të një udhëzimi të veçantë për kriteret dhe rregullat e përfitimit të shpërblimit, i cili miratohet nga ministri i Financave. Edhe në rastet kur, sipas ligjeve të veçanta, lindin të drejta specifike të shpërblimit të punonjësve, ky shpërblim përballohet nga fondi i veçantë, i përllogaritur sipas pikës 1, të këtij vendimit. Ky rregull nuk zbatohet vetëm kur në ligjin përkatës janë parashikuar burime të tjera specifike, të ndryshme nga fondi i veçantë. Në këto raste specifike shpërblimi jepet pas miratimit, nga titullari i institucionit qendror përkatës, të një udhëzimi në të cilin parashikohen rregullat dhe kriteret e përfitimit të shpërblimeve mbi një pagë mujore.

Ulen prurjet dhe shkarkimet në kaskadën e Drinit

Ka pasur një ulje të lehtë të nivelit të ujit në hidrocentralet në Kaskadën e Drinit ndërkohë që prurjet kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka publikuar të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit deri në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm. Kështu sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 285.52 nga 285.07 m që ishte një ditë më parë. Prurjet në liqen vazhdojnë me 460 nga 785 m3/sekondë që ishte një ditë më parë, ndërsa shkarkimet me 438 nga 436 m3/sekondë. Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 170.80 nga 171.46 m ditën e djeshme, prurjet në të janë me 683 nga 894 m3/sekondë, ndërsa shkarkimet me 648 nga 947 m3/sekondë një ditë më parë. Në Vaun e Dejës niveli shënon 72.4 nga 73.20 m ditën e djeshme, ku prurjet shënojnë 674 nga 1058 m3/sekondë, kurse shkarkimet me 736 nga 980 m3/sekondë që ishin ditën e djeshme.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.72 %
1Ë njëjavor 4.39 %
1M 1-mujor 4.82 %
3M 3-mujor 5.14 %
6M 6-mujor 5.93 %
12M 12-mujor 6.40 %
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
o/n njëditor 5.38 %
1Ë njëjavor 5.82 %
1M 1-mujor 6.36 %
3M 3-mujor 6.76 %
6M 6-mujor 7.23 %
12M 12-mujor 7.97 %

25 Dhjetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›