E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë në vendbanimin ilir të Lezhës

Autori i Lajmit: red.
Qyteti i Lezhës, një vendbanim ilir në veri të vendit, do të jetë në qendër të një ekspedite arkeologjike pesëjavore, një projekt i përbashkët mes Institutit Arkeologjik në Tiranë dhe atij në Berlin që ka nisur nga viti 2006. Arkeologu i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, Gëzim Hoxha, njëkohësisht drejtor i këtij projekti, bëri të ditur për ATSH-në se “përmes kësaj ekspedite që do të nisë në fillim të muajit gusht, synojmë të ndjekim transformimin e qytetit nga periudha helenistike deri në antikitetin e vonë”. Projekti i gërmimeve arkeologjike në qytetin e Lezhës ka nisur në vitin 2006, dhe sipas arkeologut Hoxha, rezultatet kanë qenë shpresëdhënëse. “Vitin e kaluar zbuluam një mozaik të shek II para Krishtit, me një mbishkrim”,- vijoi arkeologu. Arkeologët kanë konkluduar se Lezha është një vendbanim ilir. Fillimisht ishte Akrolisi në majën e malit të Shelbumit, themeluar si fortifikim në shek. X p.e.r. Prej andej, në shekullin VI-V p.e.s banorët u zhvendosën në kodrën e Kalasë dhe ngritën qytetin e Lisit, të cilin në shek IV p.e.s. e rrethuan duke ndërtuar një mur mbrojtës (2 km e 600 m) me blloqe të mëdha gurësh të punuar.

Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›