GKA mbush sezonin e zbrazët të verës
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Galeria Kombëtare e Arteve do të pushtohet për dy muaj nga punët e artistëve shqiptarë e të huaj. Zbrazëtia e muajve të nxehtë të verës duket se do të thyhet sadopak nga aktiviteti që është quajtur “Arti+Arkitekturë, Qyteti, Realitete+Vizione”. Një ekspozitë e veçantë, e cila do të përmbajë foto, piktura, skulptura etj zhvillohet drejtpërsëdrejti nën patronazhin nominal të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kujdesin e veçantë të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Kjo ekspozitë është një tipologji krejtësisht të re për veprimtarinë e GKA për faktin se mbështetet në tregimin e punëve më të arrira studentore nga departamentet e arkitekturës së Universitetit Shtetëror Tiranë dhe Katedrës së Ambientit të Ndërtuar të Oxford Brookes University, ndërthurur këto me punë nga artistë bashkëkohorë shqiptarë (kryesisht në mediumin e fotografisë) dhe punime artistike të studentëve britanikë të Arteve të Bukura nga Oksford Brookes. Kjo ekspozitë është realizimi i një procesi të gjatë negociatash midis Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Universitetit të Oxfordit që ka filluar këtu e dy vjet më parë. Ekspozita do të hapet ditën e diel dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht. Kuratori i aktivitetit, Rubens Shima, tregon se artistët dhe arkitektët shqiptarë dhe të huaj dhe të kenë mundësi të ekspozojnë punimet e tyre në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Projekti 3-vjeçar
Ekspozita finale do të jetë një ndërthurje e trefishtë ku do të gërshetohen me njëra-tjetrën veprat studentore britanike në projekte, vizatime dhe makete arkitektonike dhe artistike, me projekte, skulptura, instalime, pikturë, fotografi dhe video arti nga artistë shqiptarë si dhe me veprat respektive në arkitekturë të studentëve shqiptare. Duke qenë se tema e kësaj ekspozite ka një prekje problemesh që përfshijnë pothuajse çdo lloj fushe të krijimit artistik, arkitektonik dhe akademik, sinteza vizive do të jetë një risi jo vetëm për artin, por edhe për mësimdhënien shqiptare dhe shkollën shqiptare të arkitekturës. Në synojmë që kjo ekspozitë, e çliruar nga rregullat dhe kërkesat e ngurta politiko-ligjore të lidhura ngushtë me arkitekturën në përgjithësi sot kudo në botë, të nxjerrë në pah shqetësimet dhe fenomenet që ngacmojnë dhe shqetësojnë çdo banor qytetesh metropol sot në Evropë dhe në botë. Është menduar që projekti të jetë në vazhdimësi dhe të ketë shtrirje trevjeçare.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008