E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda kthehet në epiqendër kulturore

Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Festivali i Orkestrave Frymore është një manifestim i gjallë artistik e shumë popullor. Ky edicion do të zhvillohet gjatë sezonit turistik në datat 8-13 korrik 2008. Orkestrat frymore pjesëmarëse, gjashtë mbrëmje me radhë do të realizojnë parada muzikore dhe koncerte në skenën e Festivalit, e cila do të vendoset në shëtitoren kryesore të qytetit të Sarandës, për të bërë të mundur përcjelljen e festivalit nga qindra turistë e banorë të qytetit.
Në edicionin e tretë të Festivalit do të marrin pjesë orkestra frymore nga vendi e rajoni. Edicioni i tretë synon ndërkombëtarizimin e Festivalit të Orkestrave Frymore (ALBANIAN ËIND BAND FESTIVAL) si dhe rritjen e nivelit artistik të përfaqësimit. Festivali i këtij viti është i treti i këtij lloji në vendin tonë dhe tashmë kjo traditë sa vjen e po përmirësohet. Risitë që do të sjellë ky vit janë të shumta duke filluar që nga përmirësimi i imazhit të formacioneve pjesëmarrëse në Festival, shtrirja në disa qytete të Shqipërisë, pjesëmarrja më e madhe e orkestrave frymore të huaja, për t i dhënë Festivalit dimension ndërkombëtar. Veç tyre këtë vit festivali do të zhvillohet i ndarë në dy seksione, tri netët e para do të performojnë bandat me karakter konkurrues dhe në tri netët e dyta do të jetë radha e atyre profesioniste dhe të huaja.

Festivali në vite

Festivali i parë u zhvillua gjatë datave 6,7,8 qershor 2006. Në këtë edicion morën pjesë orkestrat frymore Fier, Vlorë, Elbasan, Sarandë. Kuinteti i frymës “Ç.Zadeja”, Orkestra frymore e Forcave të Armatosura, Orkestra Frymore e Liceut Artistik Tiranë, Fanfara Tirana, Tirana Neë Band.
Orkestrat u drejtuan respektivisht nga dirigjentët Nikollaq Bulo, Eduard Banushi, Blerim Narazani, Zamir Brinja, Halim Teqja, Melsed Kabaj, Xhemali Murraj dhe Edmond Doko.

Festivali i dytë
U zhvillua në datat 12,13,14 korrik 2007.
Në këtë edicion morën pjesë orkestrat frymore Fier, Vlorë, Elbasan, Sarandë. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Tirana Neë Band dhe Filarmonia e Mandrës (Atiki-Greqi). Orkestrat u drejtuan respektivisht nga dirigjentët Nikollaq Bulo, Eduard Banushi, Emin Palluqi, Zamir Brinja, Halim Teqja, Xhemali Murraj, Edmond Doko dhe Panajotis Vlahos. Në festival u ndanë diploma nderi për instrumentistët me kontribut të shquar në orkestrat frymore.

Festivali i tretë
Festivali do të zhvillohet në rrugët e qytetit të Sarandës dhe në skenën e vendosur në shëtitoren e tij në datat 8,9,10,11,12,13 korrik 2008.

Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›