Grupi amerikan “The Ranchhands” nis turin e koncerteve në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Grupi muzikor amerikan "The Ranchhands", me tre kitaristë, një baterist dhe një vokalist, të mirënjohur për interpretimin e muzikës country nisën turin në Shqipëri, me një koncert në sheshin "Taulantia" të qytetit të Durrësit, i cili u ndoq nga disa qindra qytetarë dhe pushues që frekuentojnë qytetin bregdetar. Artistët amerikanë Miki Kenedi, Kris Tedesko, Çarl Çamberlein, Everi Gardner dhe Emet Stallings kanë mbërritur në Durrës pas një turi evropian në Danimarkë dhe Suedi. Në turin shqiptar artistët amerikanë mbështeten nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Bashkia e Durrësit. Pas koncertit në Durrës, grupi muzikor amerikan "The Ranchhands", do të japë një koncert në qytetin e Vlorës dhe Tiranës, për të vijuar turin në vende të tjera si në Letoni, Bosnjë, Francë, etj. Artistët nga SHBA u pritën nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, sipas të cilit sezoni turistik në qytetin bregdetar do të jetë i ngjeshur me aktivitete të shumëllojshme artistike-kulturore, të programuara për të argëtuar pushuesit dhe qytetarët durrsakë gjatë muajve të verës.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008