E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarka, donatorja e parë,15 milionë euro për Kosovën

Autori i Lajmit: red.
Shefi i diplomacisë daneze, Per Stig Moller ka shprehur në Prishtinë mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën dhe avancimin e proceseve integruese të vendit. Në takimet me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi dhe homologun Hyseni, Moller ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Ahtisarit në të gjithë territorin e Kosovës.
Moller tha se kjo marrëveshje u njeh serbëve kulturën, gjuhën dhe traditën, prandaj nuk ka arsye të ketë strukura paralele.
Presidenti Sejdiu, ndërkaq ka hedhur poshtë çdo mundësi të kthimit të procesit të bisedimeve me Serbinë. Ai tha se Kosova po pret që sa më shpejt të filloj procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe të barten shumë shpejt kompetencat te institucionet e Kosovës dhe EULEX-i .
Poashtu edhe kryeministri Thaçi tha se krijesat artificiale nuk do të kenë sukses në Kosovë, duke theksuar se integriteti territorial i Kosovës është i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht.
Shefi i diplomacisë daneze, Moller ka shprehur perspektivën evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit, duke dërguar mesazhin që të lihet anash e kaluara konfliktuoze. Ai gjithashtu bëri të ditur se ndihma e shtetit të tij për Kosovës do të vazhdojë si me praninë ushtarake përmes EULEX-it, po ashtu edhe në planin e zhvillimit të vendit për çka në Konferencën e donatorëve për Kosovën, Danimarka do të dhurojë 15 milion euro për projekte kryesisht në shëndetësi dhe arsim.
Muller ka takuar edhe shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier si dhe ka vizituar kontingjentin danez të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›