Arkeologji Projekt për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

MTKRS zhvillon seminarin Arkeologjia e shpëtimit në Shqipëri dhe eksperienca evropiane
Zonat dhe objektet arkeologjike që ndodhen në vendin tonë do të përfshihen në një sistem mbrojtës, nën kujdesin e Agjencisë Shërbimeve Arkeologjike (ASHA). Për këtë qëllim dje në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve u zhvillua seminari me temë Arkeologjia e shpëtimit në Shqipëri dhe eksperienca evropiane, që ka si objekt, konsolidimin dhe hedhjen e bazave më të forta në fushën e arkeologjisë në Shqipëri, përmes shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella midis specialistëve shqiptarë dhe të huaj. Seminari Arkeologjia e shpëtimit në Shqipëri dhe eksperienca evropiane ka vënë përballë përvojat e ndryshme, duke tentuar shkëmbimin e tyre në të mirë të arkeologjisë shqiptare. E krijuar vetëm disa kohë më parë Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ka marrë përsipër të mbushë atë boshllëk që në të kaluarën përpiqeshin ta plotësonin Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë, në mungesë të një institucioni të specializuar për gërmime shpëtimi. Ministrit i Kulturës Ylli Pango në këtë konferencë theksoi rëndësinë e kësaj agjencie,duke vlerësuar dhe projektet për zonat dhe objektet arkeologjike në vendin tonë. Mund të them i bindur se me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik ka nisur një erë e re për arkeologjinë shqiptare dhe të gjithë sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore materiale, që shpresoj do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke i rezistuar ndryshimeve të mundshme strukturore, nisur nga domosdoshmëria e një institucioni të tillë dhe specifika e sferës që ai mbulon, u shpreh titullari i MTKRS Pango. Më tej gjatë këtij seminari ai theksoi e sot ASHA e ka kaluar fazën e saj më të vështirë duke konkretizuar punën e saj në terren. Sot, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik besoj se e ka kaluar fazën e vështirë të fillimit, dhe ka nisur funksionimin e saj normal që reflektohet jo vetëm në veprimtarinë e saj në terren, por edhe në organizimin e këtij seminari për arkeologjinë e shpëtimit, në bashkëpunim me homologët e saj francezë, Institutin Kombëtar i Kërkimeve të Arkeologjisë Parandaluese (INRAP) dhe Shkollën Franceze të Romës, cilësoi ndër të tjera ministri Pango. Projekti "Arkeologjia e shpëtimit në Shqipëri dhe eksperienca evropiane", një bashkëpunim shqiptaro-francez, do të realizohet përmes Agjencisë Shërbimeve Arkeologjike dhe Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Arkeologjisë Preventive, në Francë. Ai synon ruajtjen dhe parandalimin e ngjarjeve të padëshirueshme që mund të ndodhin para ndërhyrjeve të objekteve arkeologjike. Projekti u paraqit nga koordinatorja Etleva Nallbani, përfaqësuese e Shkollës Franceze të Romës, e cila ka sjellë në Shqipëri ekspertë të institucioneve të rëndësishme evropiane, sidomos ato franceze. Në këtë seminar ishte e pranishme dhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri Maryce Daviet, drejtori i ASHA, (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik) Roland Olli, president i institutit francez INRAP (Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Arkeologjisë Parandaluese), Jean Paul Jacob etj. Ndrësa drejtori i ASHA Roland Olli u shpreh se: Puna nisi më shpejt se të gjithë ne e kishim menduar, ku peshën më të madhe të rëndesës e krijonte Durrësi një metropol që ndryshon fytyrën e vet çdo ditë ashtu siç ka bërë që prej Antikitetit. Rrugëtimi i ASHA nisi me përzgjedhjen e stafit që nuk zgjati pak po rreth dy muaj, për të përzgjedhur ata që të parët do të nisnin të vinin në funksionim risitë e Ligjit Nr. 9048 të ndryshuar në vitin 2008, që nuk do të kishin frikë të përjetonin këtë eksperiencë të re dhe të përballeshin me vështirësitë e fillimit. Sipas tij veprimtaria e kësaj agjencie në shtatë muaj është përqendruar më shumë në përmirësimin e legjislacionit të trashëgimisë.Në këtë seminar specialistët francezë dhanë eksperiencën e tyre lidhur me fushën e arkeologjisë.
Email This Klikime: 5