E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e nuseve, komedi rozë në ekranin e kinemasë

Fundjava e Shën Valentinit, solli një surprizë të këndshme në ekranin e madh të kinema Millennium ku kohët e fundit po dominojnë komeditë dhe romancat.qip Beteja e nuseve. Një prodhim hollivudian që përzien komicitetin dhe romantizmin në 90 minuta, dhe që ka filluar të shfaqet në ekranin e madh. Bëhet fjalë për Bride Wars në shNë Tiranë filmi mbërrin për publikun shqiptar vetëm një muaj pas premierës së tij botërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Në qendër të filmit janë Livia dhe Ema. Ato janë shoqe të ngushta dhe që nga fëmijëria kanë planifikuar deri në detajet më të imta, dasmat e tyre. Në krye të listës janë gjëra e domosdoshme si për shembull ceremonia në vendin më të ëndërruar për të gjithë amerikanet, hotel Plaza mes luksit dhe modës së fundit.  Në moshën 26 vjeçare, të dyja janë gati për tu martuar, për të realizuar ëndrrën e tyre dhe për të jetuar të lumtura e të kënaqura për gjithë jetën. Ose ndoshta jo.... kur një gabim mbivendos datat e dasmave të tyre pikërisht brenda një dite! Mjafton ky detaj I vogël që të vërë në provë të vështirë miqësinë e një jete dhe të kthejë dy mikeshat në rivale të forta. Të bukura, bionde e brune, do të donin të thoshin Po në një ditë pranvere brenda salloneve luksoze të hotel Plaza. Kate Hudson dhe Anne Hathaway janë mike për kokë në komedinë njujorkeze të regjisorit Gary Winick që reflekton me komicitet  rreth "ditës më të bukur të jetës" dhe miqësisë femërore. Mike dhe armike, nuse dhe shoqëruese, të gëzuara e të hidhëruara, Ema e Liv ëndërrojnë që të vogla martesën e tyre.  Filmi të lejon të hedhësh një vështrim ironik mbi gratë dhe ditën e martesës së tyre. Personalisht mendoj se dasma është sfondi ideal për të ndërtuar një komedi, pasi ka shumë stereotipe mbi të cilat mund të ngresh situata të forta., shprehet aktorja Kate Hudson në një konferencë për shtyp gjatë premierës së filmit. Dy protagoniste femra dhe një temë që pushton 100 për 100 femrat janë të mjaftueshme për ta etiketuar Bride Wars si një komedi rozë, ose femërore.  Këtë fakt duket se e kanë pasur shumë për zemër të dyja aktoret, të cilat nuk mungojnë ta shprehin simpatinë e tyre për këtë gjini që kohët e fundit ka filluar të gjallërohet në kinematografi. Më në fund një komedi rozë-thotë Anne, - Unë dhe Kate urojmë që të jemi fillimi I një zinxhiri prodhimesh që e shohin gruan më në fund si një protagoniste të fortë në film. Përforcon këtë ide edhe Kate Hudson: Besoja shumë tek ky film saqë pranova të luaja dhe ta prodhoja njëkohësisht. Nuk ndodh shpesh në Hollivudi, të lexosh një komedi në të cilën protagonistet kryesore janë dy femra. Në fakt nuk filmat e fundit nuk e kanë lënë pas protagonisten femërore dhe mjafton të përmendësh Sex and the City apo dhe filmin Rachel getting married me të cilin Anne Hathaway është kandiduar për Oskar për të kuptuar se kinematografia hollivudiane po rishikon një tjetër venë të harruar të trupit të saj. Një film për ditën më të bukur të jetës, por në fakt jo vetëm për të. Madje protagonistet e filmit mendojnë se martesa është vetëm një sfond pasi në të vërtetë komedia e ka thelbin tek miqësia. është e dukshme se martesa nuk është tema e vetme e filmit. Miqësia është zemra e ngjarjes, një miqësi e fortë e vënë në një provë të vështirë. Nuk mund të humbja rastin për të luajtur në të këtë film pasi për mua miqësia ka një vlerë shumë të madhe dhe unë kam pasur gjithnjë marrëdhënie të forta me shoqet e mia, pa të cilat jeta ime nuk ka kuptim, shtjellon filmin Kate Hudson. Anne interpreton rolin e Emës, një mësuese që kujdeset më shumë për të tjerët se sa për veten e saj. E adhurova menjëherë personazhin tim. Ema ka një pafajësi dhe një ëmbëlsi që përputhet plotësisht me karakterin e vendosur të shoqes së saj. Livia është tepër ambicioze dhe agresive. Lufta për dasmën do ta ndihmojë që të clirohet nga egoizmi i saj. Në të njëjtën kohë kjo betejë do ta ndihmojë Emën që të dalë nga plogështia e qetësia e saj, duke zbuluar një shpirt të fortë dhe luftarak- komenton Hathaway dy protagonistet e komedisë. Filmi vjen me regji të Gary Winick dhe me aktorë si: Kate Hudson, Anne Hathaway, Bryan Greenberg, Chris Pratt, Steve Hoeeyetj etj.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›