Arkeologu Cana rikthehet në Europë

/* */
“Rasti i madh i profesor Lorik Canës”. Kështu e nis artikullin e saj gazeta italiane “Il Messaggero”.
Pas dy ditësh kundër Rabotniçkit, shqiptari që ka një pasion të madh për arkeologjinë dhe historinë, do të luajë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Lacios. Ka shumë pritje për debutimin e mesfushorit shqiptar, edhe për faktin, se pas Miroslav Klozes dhe Xhibril Sisesë, pa dyshim ka një kurrikulum eksperience.
Cana duket lojtari më i rëndësishëm i ardhur në merkaton e fundit bardhekaltër. Deri tani ka pasur pak mundësi për të venë në dukje aftësitë e tuj, por kundër maqedonasve do të jetë në fushë përkrah Matuzalemit. Dhe për shqiptarin është një opurtinitet i dyfishtë, nisur edhe nga fakti se për shkak të dëmtimit në shpatull të Brokit, Loriku mund të debutojë në kampionat kundër Kievos, titullar në krah të Ledesmasë. Cana është duke u përgatitur për sfidën europiane, si të jetë pëprara ngjarjes më të rëndësishme të karrierës së tij. Boll të mendosh se në Shkup të Maqedonisë, vetëm për praninë e tij në fushë, nga Shqipëria do të vijnë shumë tifozë, më shumë se 300, për ta inkurajuar, edhe jo vetëm për faktin se ai është kapiteni i Kombëtares shqiptare. Për populline e tij, Lorik Cana është një simbol i vërtetë. Një lider dhe një magjepës brenda dhe jashtë terrenit të lojës. Muajin e tij të parë si lacial, natyrshëm, që mendonte ta jetonte në një mënyrë ndryshe, por nuk u dekurajua, madje punoi fort pa iu dridhur qerpiku. Brenda dhomave të zhveshjes, duke qenë një tip i hapur dhe shumë miqësor, i ka fituar të gjithë. Tani mezi po e pret orën që përgjigjen ta japë në fushë. Për një si ai, i mësuar të jetë gjithmonë titullar, është një aspekt thelbësor.
Për trajnerin Edi Reja, Lorik Cana është një lojtar i rëndësishëm me karakteristika të përcaktuara, temperament i madh dhe i perfekt për të bërë mesfushorin, por pak dinamik, shumë iu pak i përshtatur për të bërë presion dhe të ndryshojë ritmin. Dhe ndoshta, është përshtypja e parë që kaën pasur pjesa më e madhe e tifozëve, por kjo ishte thuajse natyrale, duke parë dhe problemet jo të pakta gjatë përgatitjeve. Dhe me këtë fizik të rëndë, ka mundur të japë shumë në mesfushë se të tjerët dhe të shkelqejë.
Tani situata ka ndryshuar. Lojtari, edhe pse jo akoma në maksimumin e formës, ndihet mirë dhe ka dëshirë të demonstrojë që është një mesfushor i aftë jo vetëm të prishë lojën, por edhe të ndihmojë në ndërtimin e saj. Ashtu si Kloze dhe Sise, edhe Lorik Cana ka në eksperiencë jo të vogël europiane, thuajse pesëdhjetë ndeshje të luajtura midis Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, kështu që kur të zbresë në kupë, në një farë sensi, do ta bëjë me shumë qetësi. Dëshiron të bëjë mirë, edhe pse për të Roma është një etapë e rëndësishme.
Lacio është prej kohësh në fatin e tij. Pak për shqiponjën më dy koka (simboli i Shqipërisë), të bërë tatuazh në krahun e majtë, dhe pas se ai dëshironte që ai të vinte qysh vitin e kaluar. Në katër vitet e fundit ka ndryshuar katër skuadra: Marseja, Sanderlendi, Galltasaraji dhe tani Lacio. Dëshira e shqiptarit ishte të ndryshonte tendencën dhe të stabilizohej në Itali, për të bërë më pas kthimin në Shqipëri. Të luaj me Lacion dhe të jetë i në një qytet si Roma, për një si ai, i regjistruar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Arkeologjisë, është maksimumi, duke parë dhe faktin se pasi të pushojë së luajturi do të bëjë arkeologun si profesion.
Pas përfundimit të grumbullimit në Auronco dhe vendosjes afër Formelos, atëherë Cana mund të shkojë në qytet. Për momentin duket se ai është mjaftuar vetëm duke vizituar disa katakombe, pasi është një pjesë e historisë së Romës, që ai dëshiron ta njohë mirë. Në kryeqytet, në fakt, ka qenë shpesh herë përpara së të bashkohej me Lacion.
Boll të mendosh idenë për të rikuperuar së bashlku me mikun dhe drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, kur bleu për 20 mijë euro statujën e Zeusit të Ascleptusit, një kokë e trafikuar gjatë vitit 1991 në Shqipëri dhe e çuar në Itali. Tani, pasioni është lënë mënjanë, pasi objektivi është të fitojë Lacion dhe tifozët e tij. Dhe ky është misioni i parë.