Endrra në sirtar e Kuqos, një shkollë basketbolli (4)

/* */
DASH FRASHERI - Pas disa vitesh, është e natyrshme, që si të gjithë, edhe Ermali nuk do të zbresë më në parket si lojtar. “Trajner nuk do të bëhem, duke pasur parasysh edhe çfarë stresi kalojnë ata, pasi realisht nuk ke kohë për jetë sociale dhe për atë familjare. Kur i kushtohem diçkaje i kushtohem 24 orë dhe shtatë ditë në javë. Sigurisht, që kam shumë projekte, dhe këto lidhen me basketbollin. Dëshiroj të hap një shkollë basketbolli në Shqipëri dhe të jem në krye të saj, e t’u ofrojë mundësi shumë të rinjve, si në Europë apo dhe në SHBA me kolegjet. Kam shumë lidhen në Europë, me trajnerë dhe basketbollistë të njohur, menaxherë. Basketbollin e njoh shumë mirë, kam kaluar shumë situata të vështira, apo kam luajtur në nivele shumë të larta. Është njësoj si Igli Tare apo Erion Bogdani, që kanë vite që kanë luajtur në Serinë A dhe kanë të drejtë të flasin për futbollin. E ndjej veten kompetent për të folur për basketbollin, e sidomos atë modern”.
“Kam qarë për Ilir Sulin”
Peshëngritja, sipas Kuqos, është sporti më i rëndësishëm në Shqipëri, e që ka sjellë 46 medalje të arta dhe ka nxjerrë tri kampionë bote. “Është e vetja që sjell medalje të rangut botëror dhe europian. Në vende të tjera ata sportistë do t’i mbulonin me ar. Nuk është e drejtë, që unë si basketbollist të kërkoj para për basketbollin, kur një sport aq i rëndësishëm si shtanga lihet në mes të rrugës. Kemi nxjerrë shtangistë kampion apo nëmkampion bote dhe Europe me të rinjtë, por më pas nuk i kemi trajtuar mirë ata sportistë, u heqin motivimin për të punuar. Kam qarë kur Ilir Suli doli nënkampion bote, dhe tani kam mësuar se jeton me vështirësi. Shikoni si e trajtoi Greqia, Piro Dhimën, të lindur në Tiranë dhe që ka ngrënë bukë si sportist në mensën e Dinamos. Është një nga peshëngritësit të mëdhenj në botë. Është njëlloj si të flasësh për Majk Tajsonin në boks. Si Pirro Dhima, Shqipëria mund të kishte plot”.
Stacionet e mëdha te Ermal Kuqos
TURQIA
“Është atdheu i im i dytë. Më priti me krahëhapur qysh kur isha 15 vjeç. Nuk më kanë parë me paragjykime për faktin që isha shqiptar, siç ka ndodhur në Greqi, Itali apo diku gjetkë”.
AMERIKA
“Ishte një eksperiencë dhe kthesë shumë e madhe dhe pozitive në rritjen time, pata shumë vështirësi, por u kalita më disiplinën dhe basketbollin amerikan për mënyrën sesi luaj”
KROACIA
“Më njohu me një basketboll të vërtetë europian. Ish-Jugosllavia është shtëpia e basketbollit në Europë. Atje fitova një eksperiencë të jashtëzakonshme për të menduarit kur luaj”.
SLLOVENIA
“Fitova një tjetër dimension në planin teknik, sesi duhet të pasoj; sesi duhet të përgatis veten para lojës, dhe si t’i nxjerr maksimumin gjatë ndeshjes. Shumë e vlefshme në planin personal”.
SPANJA
“Është lokomotiva e basketbollit në Europë. Kanë arritur një organizim fantastik, të jashtëzakonshëm. Shpenzova një kohë shumë të dobishme me Valencian në Spanjë, kam luajtur në nivel të lartë”.
Miqësia me Lorik Canën
Si Ermal Kuqo ashtu dhe Lorik Cana sezonin e kaluar ishin pjesë e të njëjtit klub, Gallatasarajit. “Në fakt, ne i bënim stërvitjet shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, jam takuar 3-4 herë me Lorikun. E kam parë në disa ndeshje. Patëm një marrëdhënie shumë të mirë. Me Alban Bushin kam pasur marrëdhënie shumë të mira kur ai luante për Instambulsporin”.
Gruaja Marijana
Gjatë aktivizimit në Kroaci, me KK Split, Ermali njohu edhe bashkëshorten e tij të ardhshme, Marijanën. “E njoha në vitin 2001, kur luaja në Split. Isha 20-21 vjeç. Ka praktikuar për disa kohë volejbollin, te nivelet e të rejave”.
Djali Luka
Ermali është babai i një djali, Lukës. “Ka lindur në vitin 2008 dhe në shtator mbush 3 vjeç. Edhe ai në hapat e babait, po bëhet shumë i gjatë. Aktualisht, është gati 110 cm. Tani vesh rrobat e një fëmije pesëvjeçar. Vdes për basketboll, pingpong dhe tenis”.
Kontrast i fortë
Ermali luan në Turqi luan në pallate gjigantë sporti. “Është turp kur një ekip i huaj luan në Tiranë nuk gjen dushe. Mali i Zi harxhon 1 milion euro për ekipin e parë. Në Turqi luaj para më shumë se 12 mijë shikuesish.