Shqipëria, e 57-ta ne FIFA
/* */
Kur kanë mbetur edhe vetëm tetë ditë nga supersfida e luksit me Francën (2 shtator, në “Qemal Stafa”), për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, Shqipëria mori një sinjal pozitiv nga “statisticienët”, duke u ngjitur me dy vende, tani e 57-ta me 546 pikë, në ranglistën botërore të FIFA-s, në renditjen e muajit gusht 2011.
Fitorja 2-1 me Malin e Zi, një skuadër e renditur në vendin e 19-të (-2 vende dhe -40 pikë në krahasim me një muaj më parë), i siguroi djemve të Josip Kuzhesë një bonus prej 22 pikësh. Vendi i 57-të, një ranglistë ku marrin pjesë 206 ekipe nga e gjithë bota, është një pozicion i lakmuar, edhe pse rekordi absolut, ai i vendit të 50-të është arritur në prill-maj 2011.
Në botë, Shqipëria ndodhet midis Lituanisë (e 56-ta) dhe Tunizisë (e 58-ta). Përfaqësuesja e Shqipërisë renditet në vendin e 32-të në renditjen europianë, nga 53 ekipe që bëjnë pjesë në UEFA. Kombëtarja jonë ndodhet midis Lituanisë (e 31-ta) dhe Skocisë (e 33-ta). Franca, kundërshtarja jonë e radhës në eliminatoret e Euro 2012-s, ndodhet sërish në vendin e 16-të, teksa ka një bonus negativ prej -2 pikësh nga muaji korrik. Bosnja ka ngjitur 2 vende dhe tani pozicionohet e 39-ta (656 pikë). Edhe Bjellorusia ka bërë “up” me një vend, e 41-ta (645 pikë). Rumania ka humbur një pozicion dhe tani është në vendin e 54-t (558 pikë). Luksemburgu ndodhet sërish vendin e 128-të (211 pikë).
Gjithsesi, nuk është vetëm Kombëtarja që ka një klasfikim ndërkombëtar, pasi dhe kampionati shqiptar ka renditjen e tij, madje të ndryshme nga përfaqësuesja. Kategoria Superiore shqiptare renditet si kampionati i 65-të më i fortë në botë. Klasifikimi është bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Shqipëria ndiqet nga Maqedonia, e 66-ta. Kampionati më i fortë botë është ai spanjoll, i ndjekur nga ai argjentinas (2) dhe ai brazilian (3). Në top-10 janë dhe Anglia (4), Italia (5), Portugalia (6), Paraguai (7), Kolumbia (8), Kili (9) dhe Franca (10). Sipas IFFHS-së, kampionati shqiptar lë pas Poloninë, Austrinë, Danimarkën, Kroacinë, Slloveninë.
Kampionati shqiptar renditet në vendin e 44-t nga 53 vende në klasifikimin e UEFA-s, përsa u përket pjesëmarrjeve të ekipeve në kompeticionet europiane, duke pasur një koeficient 3.9160 në pesë sezonet e fundit, nga 2007-2008 deri 2011-2012. Tirana renditet si klubi i 280-të më i fortë në Europë në pesë sezonet e fundit, nga 2005-2006 deri në 2010-2011.
Surpriza e Holandës
Befasia e renditjes së muajit gusht është kalimi i Holandës në vendin e parë me 1596 pikë (54 më shumë se muaji korrik), ndërkohë që Spanja, kampione e botës dhe Europës, pas një mbretërimi thuajs 2-vjeçar, tani e sheh veten në vendin e dytë me 1563 pikë (-24 pikë). Në vend të tretë ndodhet Gjermania, 1330 pikë. Në Top-10 janë dhe Anglia, Uruguai, Brazili, Portugalia, Italia, Argjentina dhe Kroacia.
RENDITJA E VITIT 2011
Gusht 2011 57
Korrik 2011 59
Qershor 2011 59
Maj 2011 50
Prill 2011 50
Mars 2011 73
Shkurt 2011 66
Janar 2011 64
Renditja mesatare
sipas viteve
2011
2010 65
2009 96
2008 81
2007 80
2006 87
2005 82
2004 86
2003 89
2002 93
2001 96
2000 72
1999 83
1998 106
1997 116
1996 116
1995 91
1994 100
1993 92