E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmëtarët e rinj të vdekjes

19-08-2011 / Redaksionale

Katër kalorësit e rinj të apokalipsit në versionin socialist u investuan në përhapjen deklaratës së rremë për ndarjen nga jeta të Kryeministrit Berisha. Punë kalamajsh thuhen në kësisoj rastesh, por si duket janë “E vetmja rrugë” e Ramës  për t’u bërë kryeministër jo si të gjithë të tjerët në botë me vota, por me vdekjen e Sali Berishës. Natyrisht në dy përballjet e fundit elektorale me Berishën si kryeministër, dhe ai si kryetar i Partisë Socialiste, i ka humbur të dyja. Brenda tij vlon hakmarrja dhe urrejtja patologjike e zilisë, pse ai dhe jo unë. Prandaj e vetmja rrugë është të mallkojë dhe të urojë vdekjen e dikujt tjetër për t’u qetësuar shpirtërisht. Këtë ai a e shpreh me gjeste të të tjerëve, kurrë vetë. Ai është artit. Mirëpo Edvin Rama është një artist i paplotësuar që e dashuron vdekjen si formë ekzistenciale e dhënies kuptim të veprave a veprimeve. Këtë e ka shprehur me intervistën televizive të ditës së enjte 20 janar 2011 kur deklaroi me zë dhe figurë, se s’mund të kapërcehen të vdekurit. Një ditë më vonë, ditën e premte 21 janar humbën jetën 4 persona, që në mendjen e opozitës socialiste duhet të ishin detonatori i një skenar final për eliminimin e kryeministrit, në bashkëpunim me ca struktura okulte të Shtetit. Po kështu mbahen mend manipulimi me vdekjen e të ndjerit Trebicka, që për Ramën dhe socialistët “fajin e kishte Saliu”, apo skenari ogurzi me dashnoren e Elvis (Ervis?) Roshi që gjoja iu hoq fëmija nga barku, që sipas terroristit të postës elektronike Veliaj, ishte vepër e frymëzuar nga Berisha, pasi Kavaja ishte bastioni i Partisë Demokratike.
Megjithatë sindromi obsesiv i Ramës për të fantazuar vdekjen e tjetrit, sipas parimit “mors tua, vita mea”, vdekja jote është jeta ime është konsoliduar gjithmonë e më shumë. Përtej kuptimit të kobshëm që është një tingull dramatik, inskenimi grotesk i Ramës për vdekjen e kundërshtarit është një prezantimi i egoizmit të sëmurë, që fsheh qëndrimin se mund të ketë vetëm një fitimtar, asnjë humbës. Të tjerët janë veçse humbës që meritojnë vdekjen. Njësiti gueril marksist, me emër modern “Rinia aktive”, janë ilegalët e rinj të Partisë. Ky njësit ilegal, “Rinia aktive” drejtohet nga deputetja socialiste Ledi Shamku-Shkreli, e cila ka studiuar në Bolonja të Italisë, një qytet ku lindën dhe gjalluan Brigadat e Kuqe.
Këto surrogatë të rinisë e kanë nisur aventurën e konstatimit social jo me propozime, protesta paqësore domen i moshës së tyre, por i lejojnë kryetarit t’i urdhërojë për një atentat psikologjik ndaj kundërshtarit. Është fatkeqësi që ca të rinj të masturbohen si nekrofilë partiakë. Do të ishte më mirë ta kalonin kohën duke lundruar në internet në faqet e “counter strike”, një lojë ku vriten armiqtë virtualisht, apo hapur faqe pornografike për të plotësuar nevojat fiziologjike të shkarkimit psiko-fizik.
Nëse ka diçka që i vlen në këtë histori është fakti që indiferenca shqiptare ndaj vdekjes pati edhe kësaj radhe një epërsi ndaj jetës. Katër kalorësit e apokalipsit socialist janë jashtë mode për rininë e vërtetë europiane.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›