E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca: Rama po konteston edhe raportin e ODIHR - Kushtetuta s’do shërbejë si ofiq i opozitës

19-08-2011 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi ministër për Teknologjinë dhe Inovacionin, Genc Pollo, thotë se raporti OSBE/ODIHR vlerësoi zgjedhjet e 8 majit si tërësisht kompetitive dhe transparente. Për çështjen e statusit të vendit kandidat, zgjedhjet me standarde, janë vetëm njëra nga kërkesat, nga 12 të tilla. Prandaj, Pollo fton opozitën të kontribuojë në plotësimin e kuadrit të reformave, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në tetor të këtij viti. Sipas tij, shumë ligje janë peng i mos dhënies së konsensusit dhe bojkoti i Partisë Socialiste. “Shtatori po vjen në javën e dytë të tij çelet kuvendi dhe të shikojmë nga veprimet konkrete. Nuk do doja të bëja parashikuesin apo fallxhorin e zotit Rama është punë e vështirë kjo. Por, do të thoja se në qoftëse se seriozisht Rama bën atë që ka thënë do të ishte një zhvillim pozitiv sepse janë disa objektiva të përbashkëta. Integrimi evropian është shpallur si i tillë dhe deri tani është mbajtur peng nga mos votimi i opozitës i disa projektligjeve”- u shpreh Pollo.
Sipas tij, ndryshimet kushtetuese që kërkon opozita nuk mund të sakrifikohen si formë “lëshimi” ndaj PS-së, në mënyrë që këta të fundit të japin konsensusin për reformën zgjedhore. Pollo thotë se përtej linjës së shantazhit të opozitës, vendi ka nevojë për reforma. “Thjesht Edi Rama ka dashur të kondicionojë këtë votë me disa lëshime dhe ka dashur që të fajësojë mazhorancën që kryeministri nuk i ka bërë këto lëshime. Ndryshimet kushtetuese që pretendohen nuk mund të jenë lëshime qe mund të behën kundrejt miratimit të disa ligjeve sepse ne do të talleshim me themelet e demokracisë me atë që ka rregullat kryesore dhe parimet bazë të kësaj demokracie dhe nëqoftë flasim për amendimet e ligjeve amendimet e kodit zgjedhor për të përmirësuar kodin zgjedhor kjo është një punë konkrete sepse dihet se ne kemi patur dhe probleme me zgjedhjet. Rruga për të përmirësuar zgjedhjet është rruga drejt pezullimit të kuadrit legjislativ. Nuk mund të pretendosh që ndryshimet e kushtetutës në një proçes më jep apo të jap. Nuk mund të jepen ofiqet e larta të kushtetutës në këmbim siç po dëgjojmë të kodit zgjedhor apo të gjykatat administrative apo për reformën në drejtësi. Është e papranueshme. Qasja e arsyeshme nga ana e opozitës do ishte kjo: këto janë probleme ne duam t’i zgjidhim por për fat të keq ne nuk i zgjidhim dot me instrumente ligjore dhe do prekim kushtetutën. kjo do një rrugë që do na çonte në mënyrë të pranueshme të konsiderimi i ndryshimit të kushtetutës, por jo që tani dua të kem këtë ofiq dhe do të ndryshoj kushtetutën se dua unë”- tha më tej, ministri Pollo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›