E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkitekture dhe Urbanistike, piket e 302 kandidateve

Publikohen piket e maturanteve qe i jane nenshtruar konkursit ne specialitetet Arkitekture dhe Urbanistike. Sipas dekanit te ketij fakultetit, Andrea Maliqari tre fazave te konkursit i jane nenshtruar 302 konkurrente. Ata kane ardhur nga te gjitha rrethet e vendit, por edhe nga trojet, te cilet fillimisht i jane nenshtruar konkursit ne pallatin e Kongreseve ne Tirane, dhe me pas ne ambiente te hapura ne natyre, pasi u eshte kerkuar te kompozojne nje objekt arkitektonik. Per here te pare kete vit konkursi ka me shume pike dhe eshte vendimtar per percaktimin e fituesve. "Faktikisht ne baze te kuotave qe ka parashikuar ministria e Arsimit, jane 80 kuota per pranimin ne degen e arkitektures dhe 40 kuota per urbanistiken. Eshte vendosur nje emerues i perbashket per te gjitha ato deget qe jane me konkurs duke i lene nje perqindje prej 40 per qind te matures shteterore, dhe 60 per qind pikeve te konkursit", tha Andrea Maliqari, dekan i fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit. Pas mbylljes se konkurseve per arkitekturen dhe urbanistiken, pritet qe te filloje faza e fundit e perllogaritjes se pikeve per fituesit ne universitete. Per sa i perket listes se fituesve ajo pritet te dale me 11 shtator, bashkengjitur edhe me fituesit e degeve te tjera. Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences bejne me dije, se krahas pikeve me te cilat jane vleresuar konkurrentet e Arkitektures, Urbanistikes, Arteve apo Sporteve, do te llogariten edhe komponentet e tjere te Matures, sic jane notat e 4 provimeve, mesatarja e viteve te shkolles se mesme, si dhe koeficientet perkates. Ne deget me konkurs, pjesen derrmuese te vleresimit e zene piket e konkursit, dhe me pak, Matura Shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›