E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, kerkese PD-se: Pse nuk kontrollohet SHISH Rozeta Rapushi

Rikthehet ne Komisionet Parlamentare debati per projektligjin e Sherbimin Informativ Shteteror (SHISH). Deputetet socialiste Pirro Lutaj dhe Ilir Gjoni, kritikuan dje ne Komisionin Parlamentar te Sigurise, faktin qe SHISH nuk eshte kontrolluar nga Parlamenti prej shtate vitesh. "Eshte e rende per ta thene, por SHISH nuk eshte kontrolluar nga Parlamenti dhe institucioni perkates qe ka Parlamenti, qe eshte Komisioni i Sigurise, gjate gjithe aktivitetit te tij prej 6-7 vjetesh. Kjo per mendimin tim, eshte bere per shkak te neglizhences tashme te deklaruar te mazhorances per t'u marre me SHISH ne menyre institucionale. Kjo mazhorance e ka fokusuar vetem per ta prishur dhe denigruar SHISH-in", akuzoi socialisti Pirro Lutaj. Nderkohe qe Ilir Gjoni, kritikoi faktin se prej nje viti qe eshte perpiluar projektligji per monitorimin e ketij institucioni, ende nuk ka ardhur ne Kuvend pas konsulences edhe me OSBE-ne. "U be nje vit qe eshte hartuar nje projektligj per mbikeqyrjen parlamentare te Sherbimeve Informative, nje projektligj i cili eshte hartuar edhe me konsulencen e OSBE-se dhe eksperteve britanike. Projektligji eshte ne Kuvend dhe une mendoj qe eshte momenti qe ta marrim ne shqyrtim, t'ia sugjerojme Kryetares se Kuvendit, qe ai te futet menjehere ne axhenden e punes se ketij Kuvendi", kerkoi Gjoni. Socialistet propozuan gjithashtu qe madje te ngrihet nje nenkomision per kontrollin e institucioneve te sigurise. E per kete ata, kerkuan qe t'i behet nje kerkese Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne replike me socialistet, Kryetari i Komisionit, Leonard Demi, tha se shume shpejt keto kerkesa do te shqyrtohen sapo ne Kuvend te miratohet edhe ligji per SHISH. Nderkohe qe u kujtoi socialisteve, se projektligjin qe do te rregullonte funksionimin e SHISH, ishin ata qe me kembengulje e refuzuan ta miratonin. "Jemi duke punuar per ligjin e SHISH bashkerisht, qe ai te jete si ne te gjitha vendet e tjera demokratike", u shpreh Demi. Nga ana tjeter, ne lidhje me shqetesimet e ngritura, deputetet socialiste kerkuan edhe raportime nga ministra te ndryshem per ceshtje qe lidhen me sigurine ne vend. Keshtu, ata propozuan qe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani si dhe ai i Drejtesise, Eduard Halimi, te raportojne para komisionit per ceshtje te mprehta qe kane te bejne me sigurine. Me konkretisht, kreu i diplomacise shqiptare Haxhinasto u kerkua te thirret per te raportuar ne lidhje me sigurine e informacionit, ndersa dy ministrat e tjere, Nishani dhe Halimi, per te raportuar per kriminalitetin ne vend si edhe per sigurine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›