E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në Portin e Durrësit

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 15:30

Policia kufitare shqiptare në Portin e Durrësit ka kthyer një familje shqiptare nga Kosova në drejtim të Italisë, pasi që ato kishin hyrë në kufirin shqiptar përmes tragetit të Barit.

Arsyeja e kthimit ishte se çifti bashkëshortor dhe dy fëmijët e tyre që ishin nga Kosova kishin mbërritur në Durrës me pasaporta të skaduara, por me dokumentacione të rregullta të lëshuara nga ambasada e Kosovës në Romë, e cila me këto leje i mundësonte familjes që të shkonte në Kosovë dhe të pajisej me pasaporta të rregullta.

Por, skandali ka pasuar kur policët kufitar shqiptar kanë refuzuar këto dokumentacione dhe pas disa orëve të mbajtjes së tyre kanë urdhëruar që kjo familje të kthehet prapa në Bari të Italisë, duke mos i lejuar që transit të kalojnë në Kosovë.

Familja është kthyer në portin e Barit dhe është marrë nën mbikëqyrjen e policisë italiane, e cila ka vlerësuar si skandaloz veprimin e policëve kufitar shqiptar.

Një nga policët italian në port ka thënë se familja kosovare aq më tepër është dënuar me një gjobë prej 4 mijë eurove, vetëm pse ka hyrë pa pasaporta të rregullta të hyjë në territorin shqiptar.

Mario Levante Sommaria, shef i policisë kufitare ka deklaruar se është tejet i zemëruar për sjelljen e policisë kufitare nga Shqipëria, e cila ka kthyer këtë familje.

Ai ka theksuar se prapë se prapë ata do të ndihmojnë çdo familje kosovare që do të ballafaqohet me probleme të kësaj natyre. /INA&comeze/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›