Arkivat për terrorin komunist
20/02/2009 Ekspozita
Pjesa më e madhe e tyre u vranë dhe internuan për fjalën e lirë. Vuajtën burgjeve të diktaturës dhe u përballën me punë nga më të vështirat. “Nderim viktimave të terrorit komunist" titullohet ekspozita që çelet sonte në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
E organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Galerinë e Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Arkivin e Filmit, Institutin e të Përndjekurve, Qendrën e Studimeve Albanologjike, ATSH-në, arkivin e RTSH-së, Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ekspozita është bërthama e një pavijoni të përhershëm, që do të integrohet në Muzeun Historik Kombëtar dhe në një muze të ardhshëm vetëm për gjenocidin e periudhës në fjalë. Krahas muzeut është menduar të ndërtohet dhe një obelisk, i cili do të vendoset në sheshin përballë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Tiranë.
Sipas organizatorëve, është menduar që ekspozita të hapet më 20 shkurt, pikërisht 18 vjet pas rënies së miteve të komunizmit. “Përzgjedhja e datës 20 shkurt për çeljen e kësaj ekspozite nuk është e rastësishme: pikërisht në këtë datë 18 vjet më parë qytetarët e Tiranës rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar një pikë kthese në zhvillimin e proceseve demokratike. Platforma e hollit të ekspozitës është në ngjyrën e zezë, që simbolizon diktaturën komuniste, dhe ndriçohet prej dritës së stendave, ku janë vendosur foto dhe dokumente që dëshmojnë për përndjekjet e shumta, gjyqet e manipuluara, ekzekutimet barbare dhe vuajtjet e pafundme të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë”, - shprehet zëvendësministri i MTKRS-së Ekrem Spahia, i cili thekson se shumica e materialeve ekspozohen për herë të parë, ashtu siç afishohen për herë të parë dhe foto të vrasjeve të organeve të diktaturës ndaj shtetasve shqiptarë në kufirin e Shqipërisë gjatë viteve 1988-1990, kur kishte ndryshuar Kodi Penal për kalimin e kufirit. Në monitorët e vendosur do të shfaqen në mënyrë të vazhdueshme materiale filmike, fotografike, vendime dhe dokumente të ndryshme, që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri.
E mbështetur dhe e organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, “Në nderim të viktimave...” është ndërtuar mbi katër elemente kryesore artistike, që janë ndërveprues me njëri-tjetrin. Elementi i parë është foto-instalacioni, që është dhe struktura bazë e ekspozitës.
Janë rreth 180 metra linearë printime fotografish origjinale në cilësi të lartë bardhë e zi, të cilat qarkojnë tërë ekspozitën të kthyera në foto instalacione me ndriçim nga pas. Kjo teknologji është përdorur për të tërhequr vëmendjen maksimale të publikut te mesazhi që përcjell ngjarja, si dhe për të krijuar gjendjen e gjysmerrësirës së domosdoshme për këtë lloj ekspozite.
Elementi i dytë është një instalacion qendror, një gardh me tela me gjemba, 15 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, që është pozicionuar në qendër të ekspozitës. Përzgjedhja e këtij elementi është bërë për t’i kujtuar publikut një fragment sado të vogël të pamjes së përditshme të mijëra shqiptarëve që vuajtën në burgjet dhe kampet e punës gjatë sistemit komunist. “Ky gardh me tela me gjemba është dhe një përkujtim për qindra shqiptarë që u masakruan gjatë diktaturës në përpjekje për t’u larguar nga vendi drejt Perëndimit”, - vërejnë specialistët, ndërsa shpjegojnë se gardhi simbolizon në të njëjtën kohë edhe barrierën e fundit të shoqërisë sonë, mungesën e vullnetit për t’u distancuar nga krimet e së shkuarës. Elementi i tretë janë projeksionet filmike , të cilat janë kolazhe vizive që shfaqin përshkallëzimin e dhunës dhe krimeve të kryera gjatë gjithë periudhës së komunizmit e që së bashku me fotoinstalacionet janë materiale pamore origjinale, që shfaqen për herë të parë.
Objekte të përditshmërisë së të burgosurve të dhuruar prej vetë atyre apo familjare, që dëshmojnë për histori tragjike njerëzore, përbëjnë edhe elementin e katërt të ekspozitës. Ekspozita, e para e këtij lloji në vendin tonë dhe me këto përmasa, reflekton në një linjë krejtësisht të veçantë, mbi murin e gipsit të shtrirë në brinjët e hollit kryesor të Muzeut Kombëtar, kombinimin e fotografisë me projeksionet video, kronikat dhe dokumentarë të kohës, vitrinat që mbajnë objekte të viktimave me zërat e atyre që dënuan në gjyqet farse të viteve 1943–1990.
Statistika të viktimave të sistemit komunist
Të pushkatuar – 5548 persona, nga këta 91 gra
Të burgosur – 14 563 persona, nga këta 445 gra
Të vdekur në burg – 987 persona, nga këta 7 gra
Të futur në psikiatri – 308 persona, nga këta 35 gra
Të internuar e të dëbuar – 21401 persona, nga këta 322 gra
Gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima. Prej tyre numërohen klerikë katolikë - 120 persona; myslimanë - 60 persona; bektashinj - 83 persona; ortodoksë - 39 persona. Gjithashtu u shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe