E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, zjarr masiv në Vidohovë dhe Miras

Dy vatra zjarri janë shfaqur ditën e sotme në rrethin e Korçës. Flakët e zjarrit kanë përfshirë fshatin Vidohovë dhe Miras të këtij rrethi dhe kanë nisur mesditën e sotme.
 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrëfikse, të cilat po përpiqen për shuarjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe me pyje.
 

Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e rënies së këtij zjarri. Ndërkaq që edhe në muajin mars, ka rënë zjarr në Vidohovë të Korçës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›