Fier, vetëhelmohet me fotoksinë 22-vjeçarja

22-vjeçarja, Redona Doko i ka dhënë fund jetës së saj, duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Ndërmenas të rrethit të Fierit, ku mësohet se 22-vjeçarja ka konsumuar fotoksinë për t`i dhënë fund jetës së saj.
E reja, ishte e fejuar dhe është gjetur sot e vdekur nga të afërmit e saj. Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që e kanë shtyrë 22-vjeçaren të kryejë aktin e rëndë të vetëvrasjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.