Arkivi i filmit shqiptar në rrezik zhdukje

Koleksioni i AQSHF përmban 6422 filma, ndër të cilat 4,329 filma të vjetër dhe të rinj të prodhuar në Shqipëri. Ndërsa 2,093 filma të huaj të prodhuar në vende të ndryshme të botës. Pra, në total 44.000 kuti filmi.
Ndërkohë që festojmë përvjetorin e kombit tonë ashtu si dhe të arkivit të filmit, rritet gjithnjë e më tepër nevoja për të mbrojtur dhe ruajtur imazhet historike shqiptare që datojnë që prej vitit 1911.
Nëse nuk marrim masat e duhura sa më shpejt, trashëgimia kinematografike e vendit tonë mund të humbas përgjithnjë. Kjo është sfida jonë e re: të sigurohemi që këta filma që përfaqësojnë historinë dhe kulturën shqiptare të mbijetojnë për brezat e ardhshëm.
Këtë vit do të përpiqemi në çdo formë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë kulturore, artistike dhe historike që mbart në vetvete ruajtja e trashëgimisë kinematografike. Ne besojmë që kjo është sprova më e madhe në dekadën e ardhshme.
Gjatë vitit të fundit AQSHF ka patur vështirësi në ruajtjen e kushteve të nevojshme të temperaturës dhe lagështisë në ambjentet ku këta filma të çmuar ruhen. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmik.
Së bashku me Thomas Logorecin, kineast dhe skenarist amerikan me origjinë shqiptare, dhe Iris Elezin, regjisore shqiptare, AQFSH kontaktoi Regina Longon, specialiste e njohur në ruajtjen e arkivave, si dhe studiuese filmi në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.
Regina ofroi ndihmën dhe mbështetjen e saj profesionale si dhe duke ndarë nevojat e arkivit tonë me një numër arkivash amerikanë. Falë punës së saj të vazhdueshme në këto tre muaj, arkiva dhe profesionistë të industrisë së filmit u treguan të gatshëm të dhurojnë kuti filmash, si dhe ndihmë në forma të tjera për arkivin tonë.
Gjithashtu mësohet se AQFSH-ja ka vendosur kontakte edhe me kolegët në “Association of Moving Image Archivists” dhe me “Advocacy Committee” që përbëhen nga borde me ekspertë ndërkombëtarë të cilët gjithashtu janë të gatshëm të ndihmojnë.
Libraria e Kongresit (SHBA) dhe KODAK kanë grumbulluar mbi 10 mijë kuti plastike për t’ja dërguar arkivit tonë.
Megjithatë, ka ende shumë punë përpara për të shpëtuar këto filma, thesare të çmuara.
/Start/E.G/
2012-07-02 10:14