Arkivimi i nje historie te dhimbshme ne planet
Nga Sali Berisha, Kryeminister
Kryeministri Berisha pershendeti sot miratimin e paketes ligjore per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se Parlamenti voton sot aktin me historik dhe me solemn te historise sone kombetare pas shpalljes se Pavaresise. Ne votojme sot, ne kete Parlament, per te garantuar sot e tutje lirite tona, te femijeve tane, femijeve te femijeve tane dhe gjeneratave te vijne. Ne votojme sot per te nisur te sigurt rrugen tone drejt te ardhmes qe meritojme. Ne shqiptaret arkivojme sot njeren nga historite me te dhimbshme te planetit. Nje komb tejet jetegjate, me nje udhetim nder me mundimshmit, me nje udhetim gjate te cilit perball me pushtime te zgjatura, me diktatura te egra, me copetime te dhimbshme dhe te pa merituara, me nje udhetim, te cilin kombi ishte i detyruar te mobilizonte, te angazhonte gjithcka dhe cdo gje, per mbijetesen e tij te kercenuar ne menyre permanente. Me te gjitha ato qe shqiptaret kane perjetuar, natyrshem shtrohet pyetja, se si ata ia dolen te mbijetojne barbarite e te gjitha llojeve, barbarite e te gjitha ngjyrave, duke qene gjithe ne token e tyre dhe ne diellin e tyre. Shqiptaret mbijetuan dhe po jetojne sot kete dite, sepse aspirata e tyre per liri dhe dinjitet nuk u shua kurre. Aspirata e tyre nuk u shua nga asgje, as nga pushtimet, epidemite, mjerimet, skamja apo diktatura, por ajo mbeti e gjalle per t'u shnderruar ne nje realitet ne vitet '90, mbeti e gjalle per t'u shnderruar ne leven e Arkimedit te ketij procesi, te ketij akti madhor qe po perjetojme sot. Nje gjeneral i madh amerikan Douglas MacArthur, ne fjalen e tij ne Kongresin Amerikan do te thoshte; "ushtaret e vjeter s'vdesin kurre". Kombet e vjetra s'vdesin kurre, i tille eshte edhe kombi shqiptar.
Zoti i bekofte shqiptaret!
Kjo eshte nje dite, pa diskutim, me e madhja pas pavaresise se vendit, e cila na mbush ne me nje krenari te madhe dhe mirenjohje te thelle qe patem mundesi ta perjetojme kete dite. Por, para se gjithash, kjo eshte nje dite per t'i shprehur mirenjohjen me te madhe ndaj te gjithe shqiptareve, te cilet sakrifikuan per liri dhe dinjitet, cfare ata kishin me te shtrenjte. Mirenjohje ndaj studenteve, intelektualeve, qytetareve dhe punetoreve te Tiranes, qe me nje kuraje legjendare shemben ne Tirane 'Murin e Berlinit', perden e hekurt dhe hapen dyert e ndaluara, dyert e mbyllura per liri dhe pluralizem. Mirenjohje per te gjithe ata qytetare shqiptare dhe per ata zyrtare shqiptare, te cilet gjate ketyre viteve, kontribuuan ne kete proces me afrimin e progresiv te Shqiperise ne NATO. Por, sot mirenjohja me e vecante u takon miqve te Shqiperise, ndihma dhe solidariteti i te cileve ka qene percaktues ne suksesin e rruges sone. Ne jemi te fresket ne pervojen tone, jo vetem per vitet e egra te diktatures, por kemi te fresket pervojen tone ne vitet '90-'92, kur ne realisht dolem prej saj, por dolem si vendi me i sfilitur i planetit. Ne dolem si nje nga 2-3 vendet me te varfra te botes, si vendi ku ndertimi me kryesor i te gjitha ndertimi ishte ndertimi i bunkereve dhe tuneleve. Ne dolem si vendi ku renia ekonomike kishte arritur ne mbi 40 per qind. Ne dolem si vendi ku uria masive kercenonte te bente kerdine, sepse ishte e mbjelle vetem 21 per qind e tokave. Ne dolem si vendi ku papunesia kishte arritur ne mbi 80 per qind.
Sot, eshte nje dite te kujtojme me mirenjohje dhe nderim te madh, te gjithe solidaritetin e jashtezakonshem dhe ndihmen e gjithanshme qe kombet e qyteteruara te Evropes, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kombe te tjera deshmuan ndaj nesh. Miliarda e miliarda euro dhe dollare te taksapaguesve te tyre i sollen ne Shqiperi, ne menyre edhe shqiptaret te ndertonin demokracine dhe ekonomine e tyre te tregut, qe edhe me vone kombi yne te mund te ecte sigurt drejt kesaj dite qe jemi sot. Nje mirenjohje te jashtezakonshme dua t'i shpreh sot qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidenti Xhorxh W. Bush. Ky mik i madh i kombit shqiptar, ne qershor te vitit 2007 solli ne Tirane mesazhet e medha dhe historike te kombin e madh amerikan; Kosova e pavarur dhe Shqiperia ne NATO. Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidenti i tyre, i qendruan plotesisht deri ne realizimin perfundimtar te ketyre dy projekteve, me te cilat shqiptaret, jo vetem behen te lire, por garantojne njehere e pergjithmone lirine e tyre.
Sot, eshte nje mirenjohje e madhe, gjithashtu, per te gjithe punonjesit, te gjithe qytetaret qe kontribuuan ne reformat e medha qe jane ndermarre dhe une dua te perulem me nderim para gjithsecilit per kontributin qe ka dhene ne kete proces, per bashkepunimin qe ka ofruar ne kompletimin e reformave.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne seancen parlamentare te votimit te paketes ligjore, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO