Sportet, propozohen 250 kuota te reja
Per vitin e ri akademik do te aplikohen edhe studime ne sistemin me kohe te pjesshme
Universiteti i Sporteve duket se ka rezervuar plot surpriza per vitin e ri akademik, 2010-2011. Pervec surprizes se pare, qe duket qe nga emertimi i ketij institucioni te arsimit te larte, e reja tjeter ka te beje me hapjen e nje fakulteti te ri, atij te Sportit dhe Shendetit, si dhe me celjen e studimeve me kohe te pjesshme, duke iu dhene studenteve te rinj plot mundesi per t'u bere pjese e ketij universiteti.
Kuotat
Hapja e Fakultetit te Sportit dhe Shendetit, edhe e studimeve me kohe te pjesshme, ka rritur mundesite e te rinjve per te vijuar studimet e larta ne Universitetin e Sporteve. Sipas burimeve nga US, vetem per Fakultetin e Sportit dhe Shendetit per vitin e ri akademik jane propozuar 60 kuota pranimi, ndersa per studimet me kohe te pjesshme 50 te tilla. Sikurse mesohet 110 kuotat e perfshira ne propozimet e Universitetit te Sporteve, per vitin 2010-2011, do t'i shtohen kuotes totale te pranimeve qe ka pasur ky institucion gjate vitit te shkuar akademik, duke e cuar ne 250 numrin total te studenteve qe do te pranohen ne tetor ne kete institucion. Sipas burimeve nga ky universitet, megjithese krahasuar me vitin e kaluar, kuota totale e pranimeve nuk ka pesuar ndryshime, pra serish jane propozuar 140 kuota per studimet me kohe te plote, shtimi i kuotave te fakultetit te ri dhe studimeve me kohe te pjesshme, jane nje mundesi me shume per maturantet qe duan t'i vazhdojne studimet e larta ne kete institucion te arsimit te larte. Ndersa lidhur me konkursin e pranimit, qe duhet t'i nenshtrohen kandidatet per te fituar te drejten e studimit ne kete universitet, per Fakultetin e Sportit dhe Shendetit do te kete nje test te vecante pranimi, i cili eshte duke u pergatitur nga specialiste te universitetit.
Universiteti
Gjate vitit te ardhshem akademik, kryeqytetit do t'i shtohet edhe nje universitet me shume, qe eshte ai Sporteve te Tiranes. Behet fjale per "shkrirjen" e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", e cila duke filluar nga viti i ri akademik 2010-2011, nuk do te jete me e tille, por nje universitet. Vendimi eshte marre para pak kohesh, nga Keshilli i Ministrave, sipas te cilit eshte vendosur krijimi i Universitetit te Sporteve te Tiranes (UST), mbi bazen e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi". Universiteti i Sporteve te Tiranes do ta kete seline ne Tirane, ne ndertesen e ish-Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi". Sipas vendimit te qeverise, UST-ja eshte institucion publik i arsimit te larte dhe ka per mision formimin universitar te studenteve e te specialisteve, ne te gjitha ciklet e studimeve; kualifikimin e punonjesve akademike e shkencore ne fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarise fizike, shendetit dhe rekreacionit; nxitjen e kerkimeve e te studimeve ne fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarise fizike, shendetit dhe rekreacionit; ofrimin e sherbimeve per te tretet dhe konsulenca ne fushen e sporteve, veprimtarise fizike, shendetit dhe rekreacionit.
Propozimet:
140 kuota per studimet me kohe te plote
60 kuota per Fakultetin e ri Sporti dhe Shendeti
50 kuota per studimet me kohe te pjesshme
Fakultetet
Ne strukturen e UST-se do te perfshihen tre njesi kryesore qe jane si me poshte. Fakulteti i Shkencave te Levizjes; Fakulteti i Veprimtarise Fizike dhe i Rekreacionit; si dhe Fakulteti i Sportit dhe Shendetit, qe hapet per here te pare kete vit akademik.
Matura
Pranimet ne kete universitet, do te perzgjidhen ne baze te rezultateve qe secili prej kandidateve do te arrije ne testimin special. Ndryshe nga fakultetet e tjera publike, deget e ketij universiteti nuk do te varen nga rezultatet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore.
Kartele individuale per t'u pranuar ne Universitetin e Sporteve
Te gjithe maturantet qe duan te zgjedhin te studiojne ne deget e Universitetit te Sporteve, duhet te bejne kujdes me shendetin. Ata duhet te ushqehen sa me mire, te bejne analizat per te riparuar problemet shendetesore qe kane, si dhe ne rastin me te mire te kryejne ndonje aktivitet fizik. Kjo, sepse kriteret kryesore te konkursit kane te bejne pikerisht me gjendjen shendetesore te maturanteve. Kriteret kryesore qe rrisin shanset per te vijuar studimet ne Universitetin e Sporteve, kane te bejne me shendetin. Sa me te shendetshem te jene kandidatet per kete institucion arsimor, aq me shume shanse kane ata qe ta fitojne te drejten e studimit ne Universitetin e Sporteve. Madje, do te ishte mire qe ne "historikun" e tyre shendetesor te mos figurojne probleme, qofte keto te thjeshta, apo me nderhyrje kirurgjikale. Kartela individuale per pranimin e studenteve ne Universitetin e Sporteve permban kerkesen, 6 vizita dhe kontrolle mjekesore.