Arma e pengmarrësit pa fishekë, dilema e hetuesve për pistoletën e Romeo Lekës
Ka katër ditë që ka përfunduar pengmarrja e tij, por tashmë hidhet një tezë vërtetë interesante. Ajo që hetuesit dhe ekspertët duhet të vërtetojnë me prova shkencore dhe që është shokuse do të jetë nëse pistoleta që mbante në dorë pengmarrësi Romeo Leka ishte me plumba ose jo. Dyshimet që hidhen është se pistoleta që mbante Romeo Leka gjatë pengmarrjes së 19-vjeçares Lori Hatellari nuk kishte plumba. E nëse vërtetohet kjo hipotezë atëherë kjo pengmarrje do të futet në histori si një pengmarrje me armë por pa plumba. Por ditën e martë ekspertë të laboratorit të kriminalistikës do të bëjnë edhe ekspertizën e armës që mbante në dorë i riu nga Lezha. Ndërkohë që aktualisht Romeo Leka që prej ditës së premte qëndon në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë së Tiranës në pritje të masës së sigurisë e cila do të jetë ditën e martë në Gjykatën e Krimeve të rRënda. 25-vjeçari nga Lezha do të përballet me tre akuza përpara togave të zeza.
Sipas nenit 109 të Kodit Penal Leka do të akuzohet për rrëmbim ose mbajtje peng e personi me qëllime për të përiftuar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorit ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e krimit për t'iu shmangur dënimit për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër dënohet me burgm nga dhjetë deri në 20 vjet dhe me gjobë nga 2 milionë deri në 5 milionë.
Ndërsa neni 136 mban veprën penale "Vjedhjes së bankave ose arkave të kursimit" dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg. Por kur kjo vepër kryehet në bashkëpunim më shumë se një herë ose sjellë pasoja të rënda dënohem me burgim nga 10 deri në 20 vjet.
Akuza e tretë që mban është ajo e "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".
Mbajtja e municioneve luftarak pa lejen e organeve kopetente shtetërore përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë dhe deri në 2 vjet burg