E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama nuk do transparencë

TIRANë- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli ka deklaruar se kryesocialisti Rama tmerrohet nga hapja e kutive dhe këtë e tregoi me refuzimin që i bëri ngritjes së komisionit hetimor.
“Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K sërish i tmerruar nga transparenca e hapjes së kutive, pas ofertës së shumicës për hetim të cdo gjëje me ndihmën e 100 prokurorve e hodhi poshtë këtë ofertë” – nënvizoi zëdhënësja e PD.

Mëhilli theksoi, se Rama nuk ka asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e tij, ndërsa nga ana tjetër refuzimi i komisionit tregon qëllimet e tij të vërteta.
“Sot Kryetar Kutia nxorri për të shpifur dhe trilluar ndrikullën e organizatës terroriste “ Hakmarrja për drejtësi”, ku kërkoi sërish që të marrë në dorë vendimet e gjykatave, refuzoi hetimin e komisionit parlamentar të kombinuar me atë të prokurorisë dhe kjo vetëm se nuk disponon qoftë dhe një provë apo fakt të vetëm për të vërtetuar pretendimet e tij” – u shpreh Mëhilli.

Sipas zëdhënëses së PD, qëllimi final i Ramës është të mos marrë pjesë në zgjedhjet locale, në të cilat, sipas saj e prêt një disfatë e madhe.
“Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se nuk është transparenca ajo që kërkon zoti Rama por vazhdimi i këtij seriali trillimesh dhe mashtrimesh për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku sigurisht që e pret një disfatë e plotë” –përfundon deklarata.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›