E Shtunë, 31 Tetor 2026

Susan Boyle zgjohet cdo ditë më e pasur

LONDER- Susan Boyle bëhet milionere në ditëlindjen e saj të 49, pasi ka arritur të fitojë rreth 8 milion dollarë me albumin e saj , “I Dreamed A Dream!”.

Këngëtarja skoceze e cila mori famë nga show britanik “Britain’s Got Talent” do të festojë ditëlindjen e saj më një prill.
“Për çdo ditë Susan zgjohet më e pasur”, i ka thënë një burim gazetës britanike “Daily Mirror”.

“Ajo nuk mund të besoj se pse kaq shumë i ka fituar zemrat e të tjerëve. Ajo nuk dëshiron asgjë më shumë së famën e saj dhe benifitët që i ka për punën e saj. është shija e saj dhe i pëlqen që atë e donë edhe të tjerët”.

Burimet kanë thënë se Boyle do të shpenzoj pak para për të blerë një shtëpi të saj në Blackburn, në lagjen West Lothian.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›