Arma e së ardhmes kundër dhimbjes, speci djegës
TEXAS- Një studim i realizuar në Universitetin e Teksasit ka treguar se përbërësi i specit djegës, kapsaicin, mund të shërbejë në zhvillimin e medikamenteve të reja që luftojnë dhimbjen.
është vërtetuar se në organizmin e njeriut, në vendet ndihet dhimbje, është e pranishme një substancë e ngjashme me kapsaicinën, përbërës që është përgjegjës për shijen e specit djegës.
Sipas Journal of Clinical Investigation, shkencëtarët besojnë se nëse bllokohet kjo substancë mund të pengohet edhe dhimbja kronike.
Hulumtimet e zhvilluara tek minjtë kanë treguar se bllokimi i receptorëve ku lidhet substanca e ngjashme me kapsaicinën pengon ndjenjën e dhimbjes, gjë që hap rrugën për zhvillimin e barërave të reja.
(e.n/tg/BalkanWeb)