E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Dita Botërore e Vallëzimit

TIRANE- Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t'i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë. Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia.

Kjo është një pjesë e Mesazhit ndërkombëtar me rastin e Ditës botërore të vallëzimit që sivjet e shkroi valltari argjentinas Hulio Boka (1967), ndërsa e dërgoi Komiteti ndërkombëtar për vallëzim i Institutit internacional teatror të UNESKO-s.

Prej vitit 1982, 29 prilli festohet si Ditë Ndërkombëtare e Vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover. Me këtë rast, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t'i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Më 29 prill shfaqjet e vallëzimit në mënyrë tradicionale fillojnë me leximin e mesazhit ndërkombëtar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›