Serbia: Kosova në Sarajevë vetëm me formulën Gimnçit
BEOGRAD- Serbia do të marrë pjesë në takimin e qershorit në Sarajevë, nëse organizatorët do të sigurojnë “elementët asimetrikë në pjesëmarrjen e Prishtinës”, bazuar në rezolutën 1244, kanë deklaruar zyrtarët serbë.
Këta të fundit besojnë se kjo mund të arrihet nëse zbatohet e ashtuquajtura formula e Gimnçit.
“Delegacioni i autoriteteve të Kosovës, nëse shkon në Sarajevë, e ne shpresojmë që po, do të ketë pjesëmarrje asimetrike nga fakti se do të jetë i shoqëruar nga shefi i UNMIK-ut, i cili do të flasë para delegacionit të institucioneve vendore”, tha Borko Stefanovic, zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.
(m.a/rel/BalkanWeb)