Të rinjtë aksion për pastrimin e plazhit të Shëngjinit
LEZHë- Aksioni i rinisë aktive për sensibilizimin e autoriteteve dhe qytetarëve për pastrimin e plazhit ka mbërritur dhe në bregdetin e Shëngjinit. Dhjetra të rinj janë aktivizuar në nismën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e këtij plazhi, mjaft të frekuentueshëm gjatë sezonit turistik veror.
Aksioni i nisur që prej 22 prillit, ditës ndërkombëtare të tokës ka vijuar edhe ditën e sotme, ndërsa i janë bashkuar dhe nxënës të shkollave të mesme. Ndërkohë sipas nënkryetarit të komunës Shëngjin, Gjovalin Maklaj pastrimi i plazhit është vonuar për shkak të kushteve jo të mira klimaterike.
Ai bëri të ditur gjithashtu se javën e parë të majit do të nisë puna për rehabilitimin e plotë të këtij bregdeti në prag të sezonit turistik.
(m.a/News24/BalkanWeb)