Arma në stadium, Shkumbini humb ndeshjen në tavoline
TIRANE-Shkumbini humbet 3-0 në tavolinë dhe i zbriten 3 pikë në tabelën e renditjes. Ka qenë ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, që pasi ka analizuar relacionet e arbitrave, të vëzhguesit dhe të delegatit, ka vendosur dënimin e klubit peqinas, pasi në ambientet e brendshme të stadiumit u përdorën armë për të kërcënuar arbitrat. Ndërkohë, 10 ndeshje pezullim për deputetin Dashnor Sula, që sipas rregullores, nuk duhet të hyjë në stadium deri në plotësimin e këtij dënimi. Edhe pse mohoi të kishte përdorur pistoletë në dhomat e zhveshjes, FSHF e ka marrë të mirëqenë një gjë të tillë, pasi ajo bazohet vetëm në raportet e zyrtarëve të saj. Vëzhguesi e delegati, por edhe arbitrat, kanë shkruar e zeza në të bardhë se në stadium u kërcënuan me armë.
Dënime të tilla ishin të pritshme, madje më të lehtat që mund të merrte klubi peqinas, pasi nëse rregullorja do të zbatohej me gjithë ashpërsinë e saj, dënimi do të ishte përjashtim nga kampionati, mbështetur në nenin që flet për dështim në organizimin e ndeshjes. Me humbjen e këtyre pikëve, tashmë Shkumbini ndodhet në zonën e plejofit dhe duket e vështirë që të qëndrojë direkt në kategori, duke parë edhe sfidën e vështirë të fundjavës kundër Vllaznisë.
(d.b/BalkanWeb)