Gjykata e Lartë mesazh ngushëllimi familjes së Irma Bala
TIRANË-Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, njofton se më datë 7 maj, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Znj. Irma Bala (Hebovija).
Nëpërmjet një mesazhi, Trupa Gjyqësore dhe të gjithë punonjësit e Gjykatës së Lartë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes.
"Ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut tuaj më të dashur na ka pikëlluar thellë dhe duke qëndruar pranë jush në këto ditë dhimbje, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Humbja e koleges dhe mikes sonë Irma është e pazëvendësushme, pasi familja ka humbur njeriun e saj më të dashur, ne kemi humbur miken tonë të shtrenjtë dhe drejtësia shqiptare juristen dhe gjyqtaren e shquar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Gjykatës së Lartë.
Znj. Irma Bala ka lindur më 19 Maj 1963 në Shkodër. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 dhe ka marrë titullin Master për Shkenca Juridike pranë këtij fakulteti.
Znj. Bala ka punuar si Hetuese pranë Zyrës së Hetuesisë në Shkodër në periudhën 1985-1988. Nga viti 1988 deri në vitin 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër. Në periudhën 1994-2001 ka punuar si Këshilltare Ligjore pranë Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, ajo ka punuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë nga 1994-2000 dhe ka kryer disa kualifikime pas-univesitare në Programe për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin brenda dhe jashtë vendit.
Me dekretin nr.2962, datë 9 Prill 2001, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Znj. Irma Bala (Hebovija) u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)