E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emisioni me “Zemër të hapur”, i vjen në ndihmë 5-vjecarit

TIRANË- Një operacion kirurgjikal falas, nga profesori italian dhe asistencë e plotë deri në rifitimin e dëgjimit. Ky është premtimi që i’u bë djalit 5-vjecar Ardian Mustafa, nga klinika italiane në kryeqytet. Ka mjaftuar bërja publike e rastit në emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në News24 dhe menjëherë ka ardhur dhe reagimi i qëndrës diagnostifikuese, e cila ka vënë në dispozicion klinikën e saj. Një nga mjekët italian më të specializuar për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve, profesor Stefano di Girolmo, pasi vizitoi Ardianin e vogël, u shpreh i gatshëm për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale falas në këtë klinikë, këtu ose nëse do të lindë nevoja edhe në Itali. Specialisti theksoi se pas ndërhyrjes djali do të rifitojë dëgjimin gradualisht, ndërkohë kryefamiljari Mustafa pas lajmit të mirë u shpreh:

“Unë dua të përshëndes stafin e gazetarëve të emisionit “Me zemër të Hapur” në News24, dhe njëkohësisht dua të përshëndes të gjihhë doktorët që janë këtu në këtë klinikë”,- u shpreh i mallëngjyer babai i djalit të sëmurë Mustaf Mustafa.

Tashmë familja Mustafa është në pritje të një donatori që të ndihmojë për koston fizike të aparatit koklear, i cili për hir të së vërtetës kushton. As dhe një familje me të ardhur ambi mesataren nuk do të mundej ta përballonte aq lehtë pagesën prej 27 mijë eurosh. Ata u bëjnë apel të gjtihë donatorëve për ti ndihmuar, në mënyrë që profesori italin të përfundojë sa më parë ndërhyrjen kirurgjikale dhe Ardiani i vogël të dëgjojë.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Emisioni me “Zemër të hapur”, i vjen në ndihmë 5-vjecarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›