OSBE edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve serbe në Kosovë
PRISHTINË- OSBE do të vëzhgojë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe, që pritet të mbahen më 20 maj në Kosovë.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Nikola Gaon, raporton Koha Ditore.
Gaon ka thënë për radion serbe Kontakt Plus se marrëveshja në bazë të së cilës OSBE ka punuar për zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë dhe ato presidenciale, parashikon që kjo organizatë ta ketë rolin e njëjtë edhe në raunde e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
"Do të punojmë në të njëjtën mënyrë. Do të ketë numër të njëjtë të vendvotimeve dhe qendrave. Në këtë moment duhet të pritet vërtetimi i zgjedhjeve nga Komisioni zgjedhor i Serbisë. Supozoj se atëherë do të paralajmërohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për president", tha Gaon.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë janë mbajtur në Kosovë më 6 maj, në gjithsej 90 vendvotime.
(el/me/BalkanWeb)