Arvizu takon Ramën: Presidenti të zgjidhet në raundin e I me 84 vota
TIRANË-Ambasadori amerikan i akredituar ne vendin tone, Alexandër Arvizu beri apel qe dialogu mes partive te konkretizoje nje proces te rregullt per zgjedhjen e presidentit te ri, qe zgjedhja e tij te kryhet me 84 vota qe ne raundin e pare te votimit ne Parlament. Deklarata e Arvizu u be sot tek selia e Partise Socialiste pas takimit qe ai pati me kryesocialistin Edi Rama.
Ambasadori mbërriti në selinë rozë në orën 16:40 minuta dhe vijoi takimin me dyer te mbyllura që zgjati fiks 1 orë. Ambasadori amerikan theksoi jashte selise per mediat se tema kryesore e bisedimeve me Ramën sot ishte pikërisht procesi i zgjedhjes së Presidentit.
Arvizu theksoi se objekiv kryesor është të arrihet konsensusi që votimi për presidentin të kishte vetëm një raund dhe jo përsëritje si herët e kaluara.
“Objektiv kryesor do të ishte zgjedhja e presidentit që me votimin e parë. Ju e dini që do duhen 84 vota për zgjedhjen e presidentit. Pra nuk do jetë objektivi për raundin e katër apo të pestë, por ky do jetë objektivi, të votohet që me raundin e parë.
Sipas Arvizu, presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe për këtë proces partitë duhet të dialogojnë gjatë.
“Kemi folur për procesin por kemi folur edhe për personalitete. Mendoj se në këtë moment ka shumë diskutime por nuk ka një person të vetëm në këtë vend që vendos se kush do të jetë Presidenti. Disa mendojnë se duhet të quhet marrëveshje politike, por mendoj se duhet të jetë një lloj konsensusi. Pra janë të përfshirë të gjithë krerët e partive z Berisha z Rama e Meta. Nga perspektiva e SHBA, e rëndësishme është që nga pikëpamja e Kushtetutës, presidenti i ri të përfaqësojë unitetin e popullit, sepse ai është garantuesi i kushtetutës. I taon piërisht atij të thotë fjalën e fundit kush do jetë kreu i prokurorisë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për SHBA dhe e rëndësishme, por e vështirë të gjejmë personin e duhur të plotësojë të gjitha kriteret, por është e rëndësishme si proces dhe e rëndësishme është të zhvillohet një dialog . Ne kemi raportuar disa takime dhe darka dhe do ketë më shumë të tilla për cështjene zgjedhjes se presidenti”.
Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.
Ndërkaq pas ftesës publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh.
Gjatë ditës së sotme Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel “Sheraton”. Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti, Rama: Nga procesi varet rrugëtimi europian, Idrizi: Të jetë faktor uniteti Fatos Nano takohet nesër me kryeministrin Berisha VIDEO: Arvizu takon Ramën: Presidenti të zgjidhet në raundin e I me 84 vota