Armand Duka: “Kundër Sllovenisë, unë vendos 1!”

Dash Frashëri
INTERVISTE EKSKLUZIVE – Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është sërish i ftuari special i gazetës "Albania-Sport.com", kësaj radhe për të përcjellë mesazhin e tij me rastin e ndeshjes së rëndësishme me Slloveninë, por dhe për të qartësuar pozicionin zyrtar pas akuzave të bëra nga disa media. Edhe pse prej disa ditësh "njëshi" i futbollit shqiptar vazhdon të jetë në gjendje gripale, bosi karizmatik në komunikim, me tendencë perëndimore në bashkëbisedim, nuk heziton aspak për të folur sitin tone. Zoti Duka, ka ardhur një moment shumë i rëndësishëm për ekipin Kombëtar të futbollit, kur vetëm pak orë na ndajnë nga ballafaqimi ndërkombëtar me Slloveninë në Shkodër, ditën e shtunë, ndërsa të mërkurën e ardhshme, më datë 28 mars, me Bullgarinë në Sofje. - E konsideroj shumë e rëndësishme takimin me Slloveninë, kjo dhe për vetë klasifikimin tonë në grup, ku kemi grumbulluar vetëm një pikë në tri ndeshje. Do ta vlerësoja si një takim me një kundërshtar si Sllovenia të cilën e cmoj si një rival të njëjtit nivel. Duhet të kërkojmë të marrim tri pikë dhe të sigurojmë fitoren e parë patjetër, për të pasur një ecuri më të mirë për ndeshjet që kanë mbetur. Për herë të parë Shqipëria e futbollit në një situatë të pazakontë, me një trajner të parë zyrtar i cili mungon për shkak të pamundësisë shëndetësore. Në funksionin e presidentit të FSHF-së përmes deklarimeve publike i keni dhënë mbështetje të plotë dy ndihmësve të Oto Baric. Sa besoni se ndikon ky mesazh te Kovacic dhe Duro? - Është pjesë e detyrës sime përkrahja gjithëplanëshe e stafit teknik të Kombëtares. Por ajo që vlen tani është konvertimi i optimizmit që mbizotëron në ambientet e Kombëtares në fushën e lojës, ku vendoset edhe rezultati. Duhen të hyjnë në fushë si ushtarë në fushë dhe jo si gjeneralë, vetëm kështu unë besoj se do të arrijnë rezultat pozitiv. Lojtarët nuk duhet të sundohen nga euforia. Në vështrimin e parë duket se kemi një kombëtare më te re në moshë, pavarësisht se kjo mund të vlerësohet në pikëpamjen statistikore edhe me mosthirrjen e dy veteranëve Igli Tare dhe Besnik Hasi - Koncepti im individual është shumë i thjeshtë: ai që jep më shumë meriton më shumë dhe duhet të jetë në fushë. Në ekipin Kombëtar rinovomi duhet të shkojë paralel me formën e lojtarëve. Ata që janë pak më të vjetër në moshë nuk janë thirrur kësaj radhe, për probleme shëndetësore apo për formën jo të mirë që po kalojnë. Kjo nuk përjashton në mënyrë kategorike një rithirrje të tyre në të ardhmen. Si president i FSHF-së, Duka vendos një "1" në takimin me Slloveninë? - Të jem i sinqertë, nuk mendoj gjë tjetër vecse fitores. Nuk arrij ta mendoj se cfarë mund të ndodhi në rast dështimi. Ne jemi përgatitur për fitoren. Federata Shqiptare e Futbollit po ndjek një politikë marketingu të panjohur më parë. Institucioni që ju drejtoni prej pesë vitesh sapo nënshkroi një kontratë me kompaninë Porsche Albania dhe një makinë Seat Ibiza do të dhurohet për tifozët. Ka të bëjë me një koncept të ri të punës. - Qëllimi ynë është që të thithim një komunitet sa më të madh rreth futbollit, sa më shumë njerëz të interesuar për futbollin. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me aspektin ekonomik në marrëveshjet që ne bëjmë me kompani të ndryshme. Për t'i hedhur një vështrim të shpejtë kampionateve kombëtare të futbollit që organizon federata dhe ndodhen në fazën përmbyllëse të tyre. Cili është opinionin juaj? - Konstatimi im është një fakt i pamohueshëm. Cdo sezon ka sjellë progresin e tij. Unë them se cdo kampionat është natyrshëm më i mirë se paraardhësi. Kështu e cmoj aktualin duke besuar se ai ardhshëm do të jetë më i mirë. Federata Shqiptare është sulmuar jo pak herë nga media të ndryshme. Cili është reagimi zyrtar i institucionit që ju drejtoni. - Të gjithë bashkërisht duhet të pranojmë se përsosemi rrugës. Më vjen keq që ekziston dhe një pseudomedia që zellshëm po bën maksimalen për të denigruar futbollin shqiptar. Luftërat apo inate personale që mund të ketë dikush le t'i bëjë në mënyrë individuale, por jo kundër një loje kaq interesante dhe të bukur, dhe kundër një institucioni që kujdeset në mënyrë të përditshme për futbollin. Ka disa media që për interesa shumë të vogla thjesht ngacmojnë dhe bezdisin ata që punojnë për futbollin. Unë mendoj se ne të gjithë duhet të bëjmë më të mirën për t'i dhënë më shumë dashuri lojës së më të dashur në botë.