E Shtunë, 31 Tetor 2026

Er Bogdani: “Jam i uritur për gol”

EKSKLUZIVE- Bogdani është duke përjetuar emocionet e një shpërthimi të madh në Serinë A. "Jam i përqendruar tërësisht te ndeshja me Slloveninë. Kam një formë të mirë dhe shpresoj që kjo të reflektojë dhe në takimin e së shtunës. Me ekipin Kombëtar jo vetëm që dua të luaj mirë por dhe të shënoj", thotë Bogu për Albania-sport.com.
Pas Luksemburgut, me zero pikë në tri ndeshje, por që ende nuk i është gëzuar një goli, Shqipëria është ekipi i dytë nga shtatë ekipet që formojnë Grupin G, që ka shënuar më pak gola: vetëm 3 në tri takime, dhe për ta bërë akoma më intriguese këtë fakt të tri golat janë shënuar në transfertë, 2 kundër Bjellorusisë në Minsk dhe 1 kundër Holandës.
Asnjë sulmues nuk është autor i një prej tri golave, që u përkasin dy mesfushorëve (ofensivit Ervin Skela dhe difensivit Debatik Curri) si dhe një mbrojtësi (Besnik Hasit, jo natyral si mbrojtës).
"Sa i përgatitur është Erjoni psikologjikisht për të marrë rolin e liderit në sulmin kuqezi? Bogdani është përgatitur seriozisht për atë takim, dhe për fat ka ardhur në formën e tij më të mirë, duke lënë pas edhe fat të keq që e ndoqi në fillim të sezonit me Sienën. Është e logjikshme që tifozët të shpresojnë te Bogdani, Kapllani dhe te Bushi, pasi jemi ne sulmuesit ku shpresohet edhe te goli. Dua të shfrytëzoj rastet 100 për qind dhe të shënoj gol".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›